Arkivi audio-vizual i Institutit të Antropologjisë: përqasje studimi

Autorët

  • Dr. Mikaela Minga Akademia e Studimeve Albanologjike

Abstrakti

Arkivi Audiovizual i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Arteve (IAKSA) përmban dokumente të kulturës tradicionale, të regjistruara në formate të ndryshme, në zë dhe në figurë. Arkivi i ka fillesat në vitin 1960, me krijimin e Institutit të folklorit muzikor e gojor.1 Kjo kumtesë merr shkas nga puna ime kërkimore pranë këtij arkivi. E nxitur nga marrëdhënia që krijon një etnomuzikologe me fonde të regjistruara në zë dhe në figurë në kontekste të caktuara historike, dëshiroj të paraqes disa premisa studimi të prejardhura nga kjo punë kërkimore. Nuk pretendoj të jem ezauruese në aspektet që do të trajtoj, pasi bëhet fjalë për një process në zhvillim e sipër, por do të përpiqem të paraqes shtigjet që kanë hapur këto premisa. Kjo kumtesë do të ndahet në tre seksione. Në të parin do të flas rreth lidhjes që ka pasur etnomuzikologjia me folkloristikën, gjë që ka ndikuar edhe qasjen ndaj regjistrimeve në zë e figurë të kulturës tradicionale. Në seksionin e dytë do të ndalem tek specifikat e arkivit dhe mënyrën si u organizua ai. Në seksionin e tretë do të jap disa premisa të studimit të këtyre dokumenteve në rrethana bashkëkohore.

Fjalët kyçe:

Arkivi audio-vizual

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Zihni Sako, “Do të ngrihet instituti i folklorit”, Nëndori 11 (1960), fq. 12-13; Arjana Seiti: “Një vështrim historik mbi themelimin e arkivave shkencorë të IAKSA-s”, Gjurmime Albanologjike, 44 (2014), fq. 321-332.

  2. Këshilli Ministerial, Vendim no. 16, më 28. 1. 1947. Në: Buletini i Institutit të Shkencave, no. 1 (1947): 5

  3. Manol Konomi, “Fjala inaugurale e Dr. Manol Konomit, kryetar i institutit të studimeve, mbajtur

  4. n’ansamblenë e përgjithëshme t’institutit, më 28-IV-1947,” Buletini i Institutit të Shkencave, no. 1 (1947),

  5. fq. 19-20.

  6. Zihni Sako, “Një çështje për kulturën tone nacionale: Folklori”, Buletini i Institutit të Shkencave, no. 1,

  7. (1948), fq. 3-8

  8. Po aty: 7.

  9. Pa autor: “Aktiviteti shkencor i institutit”, Buletini i Institutit të Shkencave, no. 4 (1949): 106

  10. Zihni Sako, “Folkloristika shqiptare gjatë periudhës së çlirimit të atdheut”, Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat shoqërore, no. 4 (1959): 139.

  11. Shih: Zihni Sako, “Një çështje për kulturën tone nacionale: Folklori”, Buletini i Institutit të Shkencave, no 1, (1948), fq. 7.

  12. Qemal Haxhihasani, “Ekspedita folklorike e Kolonjës”, Buletin për Shkencat Shoqërore, no. 1 (1956), fq. 189 – 203; Qemal Haxhihasani, “Kërkime dhe vëzhgime folklorike në rrethin e Përmetit”, Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat Shoqërore, no 2: (1959), fq. 118-158.

  13. Për më shumë informacion në lidhje me ekspeditën shqiptaro-gjermane shih: Eckehard Pistrick, “Academic Collaboration in Ideological Frameworks behind the iron curtain. The German Albanian Expedition of 1957”, Ethnologie Française 2 (2017), fq. 241-252.

  14. Béla Bartok, Scritti sulla musica popolare, përg. Diego Carpitella (Torino: Bollati Boringhieri, 1977), fq. 50.

  15. A.F.: “U krijua instituti i folklorit muzikor e gojor”, Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria Shkencat shoqërore, no. 4 (1962), fq. 254-255.

  16. Arjana Seiti, “Një vështrim historik mbi themelimin e arkivave shkencorë të IAKSA-s”, 326-327.

  17. Gjithashtu, arkivi ka funksionuar deri diku edhe si studio regjistrimi, pa harruar këtu edhe riprodhime nga pllaka gramafoni, të bëra para viteve ’60.

  18. Me “të stilizuara” nënkuptojmë materialet filmike në figurë dhe zë që paraqesin performanca muzikore të kuruara paraprakisht, si, p.sh., valltarë që kërcenin të veshur me kostume popullore, të filmuar jashtë, në natyrë.

  19. Pa autor: “Për zhvillimin e mëtejshëm të shkencave shoqërore”, Buletin për Shkencat Shoqërore, no. 3 (1955), fq. 7.

  20. Me vitet ’90, arkivi audiovizual hyn në kuadrin institucionale të International Association of Sound and Audiovisual Archives dhe duke iu referuar Listës Tip me Rëndësi historike kombëtare, të drejtorisë së përgjithshme të arkivave, e vitit 2005, fonodokumentet dhe dhe arkivi në zë e në figurë, si ky i IAKSA-s konsiderohet si material me “Rëndësi historike kombëtare (RHK)”.

Downloads

Botuar

2022-01-18

Si të citoni

Minga, M. . (2022). Arkivi audio-vizual i Institutit të Antropologjisë: përqasje studimi. Arkivat Shqiptare, 53(1-2), 35–41. Retrieved from https://albanica.al/arkivat/article/view/268