Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit

  • Luljeta Isaku

Abstrakt

Pjesëmarrjen time në një aktivitet përkujtimor të 110-vjetorit të hapjes së Shkollës Normale në Elbasan, ku u shkollua edhe babai im, e konsiderova një respekt të veçantë. Synimi kryesor i arsimit është arritja e zhvillimit etik, intelektual, fizik, social dhe estetik. Mësimi i mirëfilltë të integron në secilën shoqëri, të bën të mendosh në mënyrë të pavarur, të kesh vetëbesim, të dish të kritikosh dhe të bësh përzgjedhjen më të duhur në jetë. Dija është investim themelor për të kuptuar gjërat e botës. Arsimimi dhe dituria janë baza kyçe për funksionim intelektual në jetë. Premisa e Naum Veqilharxhit: “Më të mirën gjë që njohu e që kuptoi njeriu, ish të mësuarit”, lëshoi shtat që herët në mesin e popullit shqiptar. Për të arritur qëllimin kryesor, ngritjen dhe ndërgjegjen kombëtare rilindasit, kudo që jetonin, u munduan të përhapnin kulturën dhe dijen në gjuhën e kombit. Mendime, ide dhe qëndrime iluministe e përshkojnë epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në rrafshin e historisë ashtu edhe në atë të kulturës. Nevoja e madhe që diktonte çasti historik, ngarkesat dhe detyrat e shumta lidheshin me nevojën e ngritjes në masë të ndërgjegjes kombëtare, e cila duhej të bëhej në një institucion, siç ishte shkolla. Themelimi dhe përhapja e arsimit në gjuhën amtare do të viheshin në shërbim të ngritjes e të edukimit të ndjenjës kombëtare, si dhe në atë të luftës kundër paragjykimeve, që kishin qenë pengesë serioze e përparimit shoqëror, politik, ekonomik dhe kulturor.

Downloads

Download data is not yet available.
Seksioni
Artikujt
Botuar
2020-03-03
Si të Citoni
Isaku, L. (2020). Rrugëtimi i nxënësve të Normales së Elbasanit. Revista Albanon, 4(4), 41-45. Retrieved from http://albanica.al/revistaalbanon/article/view/100
Numri i leximeve: 6
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.