Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë)

Lezha, Debri, Spasi, Puka, Iballa, Fanti i Madh dhe i Vogël, Mirdita, Zadrima dhe Rragami

  • Ermal Nurja

Abstrakt

Sanxhaku i Dukagjinit ishte një ndër sanxhaqet që formonin vilajetin e Rumelisë gjatë periudhës së sundimit klasik osman. Rumelija ishte një nga dy nënndarjet e mëdha administrative të Perandorisë Osmane, që bashkë me Vilajetin e Anadollit lindën dhe u zhdukën së bashku me Perandorinë (në periudha të caktuara të historisë osmane ka pasur edhe nëndarje të tjera të mëdha siç qe ajo e Hixhazit dhe e Afrikës Veriore që qenë më jetëshkurtra).

Në lidhje me themelimin e sanxhakut të Dukagjinit janë përcaktuar nga historianët dhe studiuesit data të ndryshme, në varësi të dokumentacioneve historike që ata kanë pasur në dispozicion. Gjithashtu nuk mund të anashkalohet mundësia që sanxhaku të ketë ekzistuar në periudha të ndryshme, mes të cilave edhe nëse de jure ka ekzistuar, de facto pushteti osman nuk ka ekzistuar.

Duke pasur parasysh këtë fakt mund të themi se data e dokumentuar e themelimit të parë të Sanxhakut të Dukagjinit është viti 1436.1 Kjo datë e dokumentuar na lejon të krijojmë hipotezën se Sanxhaku i Dukagjinit së bashku me pjesën tjetër të Sanxhakut Arvanid duhet të jetë krijuar gjatë sundimit të sulltan Mehmetit I, pas viteve 1415. Me shumë gjasa treva e Dukagjinit, më saktë një pjesë e saj u përfshi në mosbindjen e përgjithshme që filloi me kryengritjen e Skënderbeut pas vitit 1444. Mjafton të kujtojmë se regjistruesit e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit kazanë e Spasit, Pukës dhe Iballës i kanë regjistruar edhe me emrat Pulti i Lekës, ndërsa në një rast e kanë regjistruar në formën Pulti i Lekë Zaharisë. 

Downloads

Download data is not yet available.
Seksioni
Artikujt
Botuar
2020-05-22
Si të Citoni
Nurja, E. (2020). Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e parë): Lezha, Debri, Spasi, Puka, Iballa, Fanti i Madh dhe i Vogël, Mirdita, Zadrima dhe Rragami. Revista Albanon, 1(1), 9-21. Retrieved from http://albanica.al/revistaalbanon/article/view/50
Numri i leximeve: 47
Numri i shkarkimeve: 0

Downloads

Download data is not yet available.