Aktualiteti i Normales, një vlerë universale

  • Liman Varoshi
  • Mustafa Kadzadej

Abstrakt

Themelimi i shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar.

Hapja e Shkollës Normale me të drejtë është cilësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme të Kongresit të Elbasanit, i cili, bashkë me Kongresin e parë dhe të dytë të Manastirit, ishin dëshmi, para vetes dhe para botës, se kombi shqiptar po përgatitej për një periudhë të re historike në jetën e tij, për pavarësimin politik dhe shtetëror. Për hirë të së vërtetës theksojmë se Kongresi Kombëtar i Elbasanit është vështruar nga studiuesit e sotëm në të gjithë paradigmën e tij, pa kufizime të çfarëdolloji, me liri shkencore dhe akademike, duke bërë të mundur rivlerësimin e tij në historinë e Shqipërisë, duke i njohur atij merita të papërsëritshme, si një nyjë kyçe midis Kongresit të Alfabetit dhe Kuvendit Historik të Shpalljes së Pavarësisë. Madje, si rrjedhojë e këtij kontributi janë ndriçuar figura e personalitete të këtij kongresi, që koha i pati lënë në hije, për të mos thënë në errësirë, për shkak të disiplinës së rreptë ideologjike.

Downloads

Download data is not yet available.
Seksioni
Artikujt
Botuar
2020-03-03
Si të Citoni
Varoshi, L., & Kadzadej, M. (2020). Aktualiteti i Normales, një vlerë universale. Revista Albanon, 4(4), 10-15. Retrieved from http://albanica.al/revistaalbanon/article/view/84
Numri i leximeve: 8
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.