Historiku i hapjes së Normales përmes burimeve arkivore

  • Majlinda Peza-Perriu

Abstrakt

Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat historike, kur në Elbasan u bënë bashkë patriotë e intelektualë1 dhe arritën që vendimet e Kongresit të Elbasanit të mos mbeteshin thjesht të shkruara në letër, por të përmbushnin një mision të shenjtë, hapjen e së parës Shkollë Normale. Ata patriotë e intelektualë elbasanas, duke qenë të ndërgjegjshëm për pengesat e vështirësitë tepër të mëdha, morën përsipër që Normalja të hapej në Elbasan. Kërkesat për mësues të gjuhës shqipe vijonin të ishin të mëdha në vitet 1908 – 1909. Që në qershor të vitit 1909 Simon Shuteriqi, nën pseudonimin “Ura e Shkumbinit”, shkruante se: “… mësimore duam të çelim, po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë, dhe ta dijnë këtë mbë një shkallë të mjaftë, përgjithësisht të thomi na mungojnë”2. Ishte Kongresi i Elbasanit në të cilin u vendos që një javë pas mbylljes së punimeve të tij, më 14 shtator 1909 të hapej në Elbasan Shkolla Normale ose siç u quajt në dokument “Mësonjëtorja e mësonjësve”.

Sa e vështirë do të ishte hapja në kushtet e atëhershme e një shkolle Normale dhe të çfarë natyre do të ishin pengesat që do të shfaqeshin në hapjen e saj?

Downloads

Download data is not yet available.
Seksioni
Artikujt
Botuar
2020-03-03
Si të Citoni
Peza-Perriu, M. (2020). Historiku i hapjes së Normales përmes burimeve arkivore. Revista Albanon, 4(4), 16-23. Retrieved from http://albanica.al/revistaalbanon/article/view/85
Numri i leximeve: 25
Numri i shkarkimeve: 6

Downloads

Download data is not yet available.