Pasqyrimi i themelimit të Normales së Elbasanit në shtypin kombëtar

(në 110-vjetorin e fillimit të punës së saj)

  • Hajrullah KOLIQI

Abstrakt

Njëqind e dhjetë vjet më parë, më 1 dhjetor 1909, filloi veprimtarinë e saj Normalja e Elbasanit, “tempulli i ditunisë kombëtare”, siç e cilësoi drejtori i parë i saj, Luigj Gurakuqi. Themelimi i Normales shënon një ngjarje të madhe dhe pikë referimi në historinë e arsimit dhe të shkollës kombëtare shqipe. Ajo ishte shkolla e parë e mesme profesionale, pedagogjike shqipe në gjeografinë shqiptare. Ishte shkollë kombëtare, jo vetëm nga forma dhe përmbajtja, por edhe për faktin se nxënësit, mësimdhënësit dhe veprimtarët e saj ishin nga vise të ndryshme të Shqipërisë etnike dhe nga ngulimet e diasporës shqiptare. Ishte institucion iluminist me të cilin u bashkua dhe identifikua një komb i tërë. Normalen e Elbasanit, Luigj Gurakuqi fillimisht e përkufizoi si “shkollë të madhe për mësonjës”. Zyrtarisht u quajt Shkolla Normale e Elbasanit, u mbiquajt “Normalja e Xhuvanit” (për nder të drejtorit, ideatorit dhe profesorit shumëvjeçar të saj, Aleksandër Xhuvanit), ndërsa studiuesit e mëvonshëm, duke iu referuar kontekstit historik, funksionit dhe rëndësisë së saj për arsimin e shqiptar, atë e cilësuan “akademi pedagogjike”, përkatësisht “universiteti i parë shqiptar”.

Downloads

Download data is not yet available.
Seksioni
Artikujt
Botuar
2020-03-03
Si të Citoni
KOLIQI, H. (2020). Pasqyrimi i themelimit të Normales së Elbasanit në shtypin kombëtar: (në 110-vjetorin e fillimit të punës së saj). Revista Albanon, 4(4), 30-40. Retrieved from http://albanica.al/revistaalbanon/article/view/96
Numri i leximeve: 21
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.