Lufta për marrjen e garnizonit të Kotës dhe një objekt muzeal i gjeneralit italian Enriko Gotti

  • Dr. Dorian Koçi Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë
Fjalëkyçet: Lufta e Vlorës, Garnizoni i Kotës, Gjenerali Enriko Gotti

Abstrakt

Lufta e Vlorës (3 qershor-3 shtator) në 1920 ishte një luftë kombëtare ku dolën në pah jo vetëm qëllimet e larta të riftimit të tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe të rifitimit të pavarësisë së plotë kombëtare, por edhe organizimi ushtarak e civil i popullsisë. Si të gjitha luftërat përveçse aspektit heroik ajo pati mes të tjerash dhe aspektin njerëzor, të të rënëve në luftë, trajtimin e robërve dhe të të zhdukurve që ende nuk kanë varr. Lufta e Vlorës u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, të përbërë nga dy divizione me 20 mijë ushtarë, u vunë forcat e çlirimit, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arritën në rreth 4 mijë veta. Veprimet luftarake të javës së parë i përballuan forcat e krahinës së Vlorës, pastaj morën pjesë edhe ato të ardhura nga krahinat e tjera të vendit. Në dy javët e para të luftimeve, kryengritësit shqiptarë patën 25 të rënë dhe mbi 150 të plagosur, kurse italianët 200 të vrarë, mbi 1000 të plagosur dhe rreth 1600 ushtarë e oficerë të zënë robër.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Koçi, D. (2020). Lufta për marrjen e garnizonit të Kotës dhe një objekt muzeal i gjeneralit italian Enriko Gotti. Studime Muzeologjike, 10(10), 7-17. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/106
Numri i leximeve: 65
Numri i shkarkimeve: 3

Downloads

Download data is not yet available.

Artikujt më të lexuar nga i njëjti/të njëjtët autor/ë.