Muzeologjia Shqiptare në vitet e socializmit

  • Etleva Demollari

Abstrakt

Ndërtesat e muzeve të projektuara nga arkitektët italianë Di Fausto dhe Berte gjatë viteve 30 nuk arritën të realizoheshin në Shqipëri pasi fillimi i Luftës Dytë Botërore në Shqipëri solli ndërprerjen e projekteve italiane për zhvillimin e qyteteve dhe realizimin e ndërtesave publike në vend. Ndërkohë që muzetë ekzistues u mbyllën e disa ndërtesa u dëmtuan nga bombardimet1 , mbarimi i luftës e gjente vendin pa asnjë institucion muzeal2 . Vendosja e “pushtetit të popullit” dhe në emër të tij shtetëzimi i pronës private dhe vendosja e saj nën kontrollin e shtetit influencoi edhe zhvillimin e tipologjisë së muzeut. Kontrolli i shtetit mbi hapësirat urbane, ndërtesat dhe koleksionet private (të cilat u bënë pronë e shtetit të ri) lehtësuan në një farë mënyre ngritjen e muzeve publike të kësaj periudhe3. Me krijimin e Institutit të Shkencave në vitin 1947, iu kushtua vëmendje e posaçme grumbullimit të kulturës materiale, që kishte mundur të shpëtonte deri në atë kohë nga grabitjet e ushtrive pushtuese, që kishin kaluar nëpër tokën shqiptare. 

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Demollari, E. (2020). Muzeologjia Shqiptare në vitet e socializmit. Studime Muzeologjike, 10(10), 18-31. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/107
Numri i leximeve: 4
Numri i shkarkimeve: 5

Downloads

Download data is not yet available.