Baptiseri i Butrintit

Arkitektura dhe të dhëna të reja në ecurinë funksionale

  • Dr. Ark. Restaurator Reshat Gega
Fjalëkyçet: Baptiseri, Butrint

Abstrakt

Në tipin e ndërtimeve me planimetri qëndrore i konsideruar si më i spikaturi, mbetet Baptisteri në ButrintPër herë të parë u evidentua nga L.M.Ugolini, gjatë fushatës së gërmimeve që ai realizoj në Butrint në vitin 19282. Më pas kjo strukturë është studiuar dhe komentuar gjithnjë si një ndërtim i mirëfilltë paleokristian i cili ka shërbyer si një sallë për pagëzime.

Nisur nga gjendja dhe detajet që ekzistojnë në tërësinë e këtij monumenti, janë dhënë disa mendime për datimin dhe evolucionin e fazave të tij. L.M.Ugolini e ka konsideruar si një objekt të antikitetit të vonë romak, shek.IV dhe në shek.V-VI u adoptua në një baptister paleokristian. Se cili ka qenë funksioni i godinës para se të adoptohej në baptister, nga Ugolini nuk jepet ndonjë ide. Ndërkohë ai supozon se në procesin e adoptimit janë vendosur kolonat, duke konsideruar që mozaiku ishte më parë dhe për hir të funksionit si pagëzimore u realizuan dy skena të reja në aksin e hyrjes perëndimore, eukaristia dhe ajo e pagëzimit.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Gega, R. (2020). Baptiseri i Butrintit : Arkitektura dhe të dhëna të reja në ecurinë funksionale. Studime Muzeologjike, 10(10), 77-87. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/111
Numri i leximeve: 6
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.