Pavijoni i arkeologjisë në Muzeun Historik Kombëtar

  • Dr. Skënder Bushi
Fjalëkyçet: Pavijoni Arkeologjisë, Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakt

Pavijoni i arkeologjisë është një ndër më të pasurit dhe njëkohësisht më të rëndësishmit në Muzeun Kombëtar. I organizuar në mënyrë kronologjike me synim përcjelljen e etapave historike, ngjarjeve dhe kulturës që u zhvillua në territor, aty ekspozohen koleksione me objekte nga vendbanimet prehistorike dhe qendrat e shumta antike dhe mesjetare të Shqipërisë.

Në vijim të këtij artikulli do të përqendrohemi në një panoramë përmbledhëse të një prej periudhave më përfaqësuese, në eksponatet që i përkasin Antikitetit Ilir. Nëpërmjet parashtrimit fotografik dhe tregimtar të objekteve, do të përpiqemi të konkretizojmë disa nga aspektet më të rëndësishme të realitetit të përditshëm të shoqërisë antike ilire. Artikulli synon të ofrojë një informacion sa më të përmbledhur mbi kategoritë e ndryshme të materialit arkeologjik, por njëkohësisht të japë informacione mbi ekonominë, rrugët e shkëmbimit tregtar, konceptet, etapat dhe rrethanat e ngjarjeve, artin dhe besimin që u përvetësua nga shoqëria ilire. Njëkohësisht, nëpërmjet këtij parashtrimi do të paraqesim rolin dhe botëkuptimin e popullsisë ilire në bashkëjetesën e tyre me kolonitë helene, shkëmbimet kulturore, shkëputjen graduale të kolonive nga metropolet dhe si rrjedhojë zhvillimin e historisë së tyre nën kuadrin e shtetit ilir.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Bushi, S. (2020). Pavijoni i arkeologjisë në Muzeun Historik Kombëtar. Studime Muzeologjike, 10(10), 88-103. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/112
Numri i leximeve: 14
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.