Zhvillimi i Luftës së Vlorës dhe roli i saj në çështjen kombëtare

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”

  • Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Fjalëkyçet: Lufta e Vlorës, Komiteti

Abstrakt

Lufta e lavdishme e Vlorës e vitit 1920, tashmë është bërë pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar, sepse ajo çoi në çlirimin e krahinës së rëndësishme të Vlorës dhe, për rrjedhojë, nuk lejoi copëtimin dhe ruajti të paprekur integritetin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë. Njëherësh, kjo luftë përbën edhe një faqe me vlera të veçanta në fondet e Historisë Ushtarake Shqiptare, për shkak të veçorive të zbatimit të disa prej elementeve dhe mësimeve të artit ushtarak të kohës kur ajo u zhvillua.

Kryengritja, apo siç njihet ndryshe, Lufta e Vlorës, u zhvillua plot 100 vjet më parë, pikërisht në harkun kohor qershor-shtator të vitit 1920, prej forcave atdhetare dhe populli i Vlorës, me mbështetjen e Qeverisë së Tiranës dhe vullnetarëve të disa krahinave të tjera të vendit. Ajo kishte për qëllim çlirimin e Vlorës prej pushtuesve që e mbanin atë të pushtuar qysh prej periudhës së Luftës së Parë Botërore, dhe bashkimin e saj me pjesën tjetër të vendit.1 Kuvendi Kombëtar i Lushnjës i mbledhur nga datat 21-31 janar 1920, shënoi një epokë të re dhe deklaroi para vendeve të gjithë botës se shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë të gjitha sakrificat, të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që mund të vërë në rrezik tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Zotaj, B. (2020). Zhvillimi i Luftës së Vlorës dhe roli i saj në çështjen kombëtare : Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”. Studime Muzeologjike, 10(10), 104-120. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/114
Numri i leximeve: 4
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.