Sllanica, skela e panjohur e lumit Vjosa

  • Ilirjan Gjika
Fjalëkyçet: Sllanica, Lumi Vjosa

Abstrakt

Gjatë mesjetës përgjatë grykëderdhjeve të lumenjve kryesorë të Shqipërisë u ngritën një sërë skelash, të cilat do të luanin një rol të rëndësishëm tregtar. Të tilla mund të përmendim në shekujt XIII- XV, Shirgji në Bunë, Shëngjini në Drin, Shufadaja në Mat, Vregu në Shkumbin, Pirgu në Seman dhe Spinarica në Vjosë. Dokumentat mesjetare na dëshmojnë se pranë Spinaricës ndodhej edhe një tjetër skelë lumore, me emrin Sllanica.

Nëse për Spinaricën ka material të pasur për të ndërtuar një skedë të plotë historike, Sllanica, ka qënë thuajse e panjohur dhe e patrajtuar në studimet e kësaj fushe.Por le të shohim se çfarë dëshmohet rreth saj. Te botimi “Acta et Diplomata res Albaniae Meidae Aetatis Illustrantia”, një përmbledhje e dokumentave mesjetare për Shqipërisë, gjejmë një dokument raguzian të datës 15 nëntor 1297 (Ragusini mercatores conqueruntur de iniuria a hominibus Matarangi in loco Slaniza illata1), ku dëshmohet se një anije e ngarkuar me mall u detyrua të qëndrojë në Slanicë pranë Spinaricës.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Gjika, I. (2020). Sllanica, skela e panjohur e lumit Vjosa. Studime Muzeologjike, 10(10), 121-126. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/115
Numri i leximeve: 3
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.