Ikonografët nga Samarina

  • Andrea Llukani
Fjalëkyçet: Ikongrafia, Samarina

Abstrakt

Ikonografët nga Samarina kanë pikturuar nëpër disa kisha të Shqipërisë. 1-Kishën e manastirit të “Kryeengjëjve” në Derviçan të Dropullit; 2-Kishën e manastirit të “Shën Pjetrit dhe Pavlit” në Zhymë të Myzeqesë; 3-Kishën e “Shpërfytyrimit” në Gjirokastër; 4-Kishën e manastirit të “Qirjakut dhe Julitës” në Dhuvjan, Gjirokastër, 5-Kishën e “Profetit Ilia” në Sopik të Pogonit, 6-Kishën e “Shën Mërisë” në Elbasan, 7-Kishën e “Ungjillëzimit” në Tiranë etj.

Ikonografët nga Samarina i nënshkruanin punët e tyre: 1-nga katundi Samarinë, 2-Samaritanit, 3-nga Samarina 4-nga qyteti Samarinë etj. Ndër piktorët ikonografë samaritanë mund të përmendim Dhimitrin dhe Harallambin, të cilët në vitin 1864 kanë pikturuar kishën e “Shën Pjetrit dhe Pavlit” në Zhymë të Myzeqesë1. Zisi Mihali dhe Gjergji nga katundi Samarinë, më 3 qershor të vitit 1869 kanë përfunduar së pikturuari kishën e manastirit të “Kryeengjëjve” në Derviçan të Dropullit2. Adham Kristo Samaritani ka pikturuar ikonën e “Shën Gjergjit të Janinës”, që gjendet në kishën e manastirit të “Kryeengjëjve” në Derviçan. Mbi ikonë është shkruar: Me dorën e A. Dham Kristo Samaritanit”3.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Llukani, A. (2020). Ikonografët nga Samarina. Studime Muzeologjike, 10(10), 127-140. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/116
Numri i leximeve: 5
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.