Realizimi i skenës "Fjetja e Shën Marisë" në ikonografinë shqiptare

  • Gentian Vokopola
Fjalëkyçet: Ikonografia Shqiptare, Fjetja e Shen Marisë

Abstrakt

Po ndalemi në shek XVI me interpretimet e realizuara në vendet e tjera pasi në këtë shek konstatojmë realizimin e Fjetjes nga ikonografët në vendin tonë fakt i cili na intereson dhe më shumë. Në fakt ne artin ikonografik të zhvilluar në vendin tonë në pikturën murale skena është trajtuar që në shek XII-XIII, në interierin e kishës së Shën Marisë në Cerskë e më pas pothuaj në të gjitha kishat, por nuk ka të dhëna për trajtimin e kësaj skene të pikturuar në dru para shek XVI, periudhë kjo kur gjejmë të interpretuar për herë të parë skenën e Fjetjes dhe që i atribuohet Onufrit. Subjektin e Fjetjes e gjejmë të realizuar dhe në një ikonë tjetër me përmasa të vogla, po në shek XVI nga një autor anonim në Berat ku skena pothuaj mungon fare nga dëmtimet dhe pikturohet bashkë me skenën e paraqitjes së Marisë në tempull dhe poshtë shenjtorët luftëtarë Shën Dhimitrin, Shën Theodhorin e Shën Gjergjin. Po kështu dhe ikona e pikturuar nga Onufri paraqitet në përmasa të vogla e pikturuar bashkë me skena të tjera. Onufri e ka realizuar skenën, ndoshta i detyruar nga përmasat e vogla, pa futur në skemën kompozicionale skenat sekondare duke ruajtur kështu një kompozim pak a shumë horizontal, pa sjellë ndonjë të re në raport me shumë nga trajtimet e këtij subjekti. Interesant për tu përmendur në këtë interpretim është fakti që Onufri shenjtëron me aureola jo vetëm Krishtin dhe Marinë, por dhe Etërit e Kishës.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Vokopola, G. (2020). Realizimi i skenës "Fjetja e Shën Marisë" në ikonografinë shqiptare. Studime Muzeologjike, 10(10), 141-167. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/117
Numri i leximeve: 7
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.