Emergjencat në muze: siguria, konservimi dhe koleksionet në situatë pandemie

  • Erilda Selaj

Abstrakt

Pandemia globale e shkaktuar nga covid 19 gjeti të gjithë muzetë në mbarë botën në befasi. Institucionet muzeore kryesisht kanë plane të studiuara për raste emergjencas apo fatkeqesish natyrore; këtu flasim për planet e startegjitë e menaxhimit në rast, zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, rrëshqitje dheu etj., por as muzetë më prestigjoze në rang global nuk kishin menduar për një plan emergjence në rast pandemie. Përse duhej? Pandemia e fundit e madhe globale ndodhi një shekull më parë. Që nga pandemia e Gripit Spanjoll 1918-1920 që gjeneroi në Sh.B.A.1, asnjë “murtajë” s’kishte kërcënuar njerëzimin. Kështu të gjithë u detyruan të improvizojnë dhe adaptojnë strategji; kryesisht afat shkurtra, për të menaxhuar këtë situatë emergjence. Mbyllja e detyruar e të gjithë muzeve dhe strukturave që strehojnë koleksione ishte një masë e nevojshme për garantimin e sigurisë publike dhe gjithashtu shëndetin e vetë punonjësve të muzeve, por kjo mund të ketë pasoja për ruajtjen dhe sigurinë e koleksioneve. Muzetë tashmë me dyer të mbyllura, herë me staf të reduktuar

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Selaj, E. (2020). Emergjencat në muze: siguria, konservimi dhe koleksionet në situatë pandemie. Studime Muzeologjike, 10(10), 175-185. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/119
Numri i leximeve: 23
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.