Muzika, Bethoveni në këndvështrimin e Fan Nolit

  • Maringlen Abedini

Abstrakt

Muzikologjia dhe historia e muzikës nuk ishin fusha të panjohura për Nolin. Por në mënyrë sistematike dhe mbi baza shkencore, me muzikologjinë, u mor kryesisht nga mesi i viteve 30’ e këtej. Përgjatë hulumtimit, vërehet njohja e gjerë dhe e thellë e objektit dhe e lëndës, po veçanërisht vendin që u jep faktorëve social-ekonomik, lidhja dhe gërshetimi që u bën jetës së artistëve me veprimtarinë e tyre krjuese, vendosja në kohë,në rrafshin shoqërorë dhe historik. Risia e Nolit si studiues dhe kritik në fushën e artit ka gjetur shprehjen e vet më të plotë në monografinë “Bethoveni dhe revolucioni francez” botuar në vitin 1947 në gjuhën angleze. Para se të botohej, ajo u mbrojt në gusht të vitit 1939 si tezë studimi në Kolegjin e muzikës të Universitetit të Bostonit në degën e kërkimeve muzikore. Me këtë, ai mori gradën shkencore të shkallës së parë, Bakalar (shkalla e parë shkencore pasuniversitare që mbrohet në disa shkolla të larta të SHBA, Anglisë etj. Noli fitoi gradën Bachelor of Music, Bakalar në muzikë në 1939 me studimin “Bethoveni dhe revolucioni francez”) në muzikë. Me rastin e botimit të librit “Bethoveni dhe revolucioni francez”, duke nënvizuar se Bethoveni ishte një nga karakteret më të shquara të shek.XIX si muzikant dhe si një revolucionar.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Abedini, M. (2020). Muzika, Bethoveni në këndvështrimin e Fan Nolit. Studime Muzeologjike, 10(10), 186-192. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/120
Numri i leximeve: 8
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.