Reçensë përlibrin e Prof. Ass. dr. Frederik Stamatit "Për flamujt e Muzeut Kombëtar"

  • Dr. Dorian Koçi Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakt

Historia e muzeve kombëtare shqiptare filloi në vitin 1922, me ngritjen e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Drejtori i parë i Muzeut Kombëtar të Shqipërisë ishte Viskë Babatasi. Me fondet e qeverisë shqiptare u ngrit ndërtesa njëkatëshe modeste e Muzeut Kombëtar, e cila ndodhej në rrugën “Abdi bej Toptani”, në afërsi të hotelit “Continental” në Tiranë. Koleksionet e para të Muzeut Kombëtar përbëheshin kryesisht nga objekte arkeologjike. Për shkak të mungesës së ekspertëve të muzeologjisë, duke pasur parasysh kontributin e arkeologëve austriakë qeveria shqiptare ftoi arkeologun Karl Paç (dr. Carl Patsch), një nga njohësit e kulturës së popujve të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Vjenës, i cili qe angazhuar më parë në organizimin e Muzeut Zemaljski të Sarajevës, për të dhënë përvojën e tij për ngritjen dhe organizimin e Muzeut Kombëtar të Bosnjës. 

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Koçi, D. (2020). Reçensë përlibrin e Prof. Ass. dr. Frederik Stamatit "Për flamujt e Muzeut Kombëtar" . Studime Muzeologjike, 10(10), 193-196. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/121
Numri i leximeve: 5
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.