Reçensë për librin e Prof. Ass. Dr. Bernard Zotajt “Epopeja e fitimtarëve”

  • Dr. Dorian Koçi Kuzeu Historik Kombëtar

Abstrakt

Lufta e Vlorës pa dyshim ishte një sfidë e gjithanshme politiko- ushtarake dhe atdhetare. Parë në pamje të zhvillimit të veprimeve luftarake, ishte një epope e madhe, e hapur dhe e vërtetë, e natyrës ushtarake. Sfidë ndaj arrogancës, këmbënguljes dhe kokëfortësisë së pushtuesit, për ta mbajtur Vlorën me forcën ushtarake të ndarë padrejtësisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë së pavarur të vitit 1912.

Kjo luftë, e cila klasifikohet si një kryengritje popullore, në këndvështrim atdhetar, ndonëse u zhvillua në Vlorë dhe në zonat përreth, për nga ndjeshmëria dhe solidariteti atdhetar, u përhap shumë shpejt në të gjithë vendin. Çështja e Vlorës u shndërrua në një çështje kombëtare të të gjithë shqiptarëve, e materializuar edhe me vullnetarët që arritën nga të gjitha trevat e tjera të vendit. Kjo luftë dhe operacioni i saj luftarak, në thelb, ishin sfidë në përballje me tregues të luftimit tradicional shqiptar dhe me ata klasikë të operacioneve ushtarake. Kjo sfidë, gjendej pothuajse kudo, në përmasat e pjesëmarrjes, në kohëzgjatjen dhe shtrirjen e veprimeve luftarake, sikundër gjithashtu në natyrën dhe format e organizimit të kryengritjes, mobilizimit e përdorimit luftarak të forcave pjesëmarrëse në të, siç ishin të pranishëm dhe ndërtimi në funksionimin e drejtimit, nga fillimi deri në përmbylljen e objektivave të luftës.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Koçi, D. (2020). Reçensë për librin e Prof. Ass. Dr. Bernard Zotajt “Epopeja e fitimtarëve”. Studime Muzeologjike, 10(10), 197-200. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/122
Numri i leximeve: 12
Numri i shkarkimeve: 2

Downloads

Download data is not yet available.