Reçensë për librin "Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqeve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit"

  • Andrea Llukani Muzeu Historik Kombëtar

Abstrakt

Libri “Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit”, të autorit Giacomo Frezzaria, botim i vitit 1640 është ribotuar nga Shtëpia Botuese “Streha” në dy gjuhë në italisht dhe në shqip. Kjo vepër kaq e rëndësishme për historiografinë shqiptare u botua me financimin e “Shoqatës Skënderbeu” me drejtues arbëreshin Giuseppe Chimisso. Për tu realizuar përkthimi i veprës është punuar në grup me përkushtim dhe me profesionalizëm. Me botimin e librit “Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit”, lexuesit arbëreshë dhe ata shqiptarë do të kenë në bibliotekën e tyre një libër, i cili përsa i përket vlerave që mbart përbën risi në fushën e botimeve historiografike.

Downloads

Download data is not yet available.
Botuar
2020-12-23
Si të Citoni
Llukani, A. (2020). Reçensë për librin "Historia e veprave të lavdishme dhe fitoreve kundër turqeve nga zoti Gjergj Kastrioti Skënderbeu Princi i Epirit". Studime Muzeologjike, 10(10), 201-202. Retrieved from http://albanica.al/studime_muzeologjike/article/view/123
Numri i leximeve: 15
Numri i shkarkimeve: 1

Downloads

Download data is not yet available.