Botimet më të fundit

Revistat më të fundit

Revistat sipas botuesit

Në seksionin e mëposhtëm, platforma “Albanica” krijon mundësi për aksesimin e revistave shkencore sipas institucioneve, universiteteve, fakulteteve dhe departamenteve. Bëni përzgjedhjen tuaj dhe klikoni për të hapur revistën që kërkoni

Insituti i Historisë ALI HADRI - Prishtinë

Instituti i  Historisë “Ali Hadri” - Prishtinë,  e filloi jetën shkencore në vitin 1967, fillimisht si Ent i Historisë, për të vazhduar më vonë,  nga viti 1978  si Institutit i Historisë, dhe sot me emrin Instituti i Historisë “Ali Hadri”. Për pesë dekada më radhë Instituti beri një rrugë të gjatë, me shumë suksese por edhe sfida, duke qenë gjithnjë në shërbim të shkencës dhe dijes. Roli i Institutit të Historisë i tillë ishte edhe gjatë viteve të okupimit të Kosovës, kur veprimtarinë e tij kërkimore-shkencore e zhvilloi në rrethana të jashtëzakonshme. Në kuadër të punës kërkimore-shkencore, Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë, boton monografi, përmbledhje me dokumente, përmbledhje me punime, revistën shkencore “Kosova”, organizon Konferenca, Simpoziume dhe Tryeza Shkencore, të cilat kontribuojnë në arritjen e rezultateve të reja në fushë kërkimore-shkencore.  

Revistat

Kosova

ISSN online : 3006-4031
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Ashtu si vetë historia e Shqipërisë nën diktaturën komuniste, që u instalua me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi pothuajse një gjysmë shekulli, edhe Shtëpia me Gjethe për një kohë të gjatë ka qenë e mbështjellë me gjithfarë legjendash dhe përbënte një të panjohur, një mister. Pëshpërimat e njerëzve dhe fëshfërimat e gjetheve… Duke hapur dyert e kësaj shtëpie, duke paraqitur veprimtaritë që janë kryer brenda saj dhe shumëçka tjetër të bashkëlidhur, ky muze do të shpalosë njëherësh pamje të shoqërisë shqiptare në kushtet e një regjimi që synonte kontrollin total mbi trupat, mendjet dhe shpirtrat e njerëzve.

Përgjime, kontrolle, spiunime… që kanë sjellë arrestime, internime, tortura, dënime të rënda për shumë e shumë njerëz të pafajshëm… Atyre u kushtohet ky muze…

Revistat

Dritëhije

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Ai synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai synon, gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin. Ai organizon dhe mundëson, gjithashtu aktivitetet, që përkrahin vizionin dhe misionin e tij. 

Revistat

Studime Muzeologjike

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është drejtuesja rrjetit arkivor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivat Shtetërorë Vendorë janë në varësi administrative dhe profesionale të DPA-së. Ndërkaq, arkivat e tjera janë në varësi metodologjike e profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Këto arkiva janë Arkivat e Sistemit dhe Arkivat e Tipologjisë, si arkiva të përhershme dhe sekretari-arkivat e të gjitha autoriteteve publike e institucioneve shtetërore në Shqipëri. Ky rrjet, ruan, përpunon, administron dhe shërben Fondin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Revistat

Arkivat Shqiptare

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Albanian University

AU përbën një komunitet të pavarur të hapur i cili që kërkon të jetë pjesë e denjë e botës dhe e së ardhmes. Në zhvillim të misionit të tij AU ka si objektiv të shoqërojë dhe të mbështesë studentët në mënyrë që ai të zhvillojë më së miri potencialin e tij. Të nxisë krijimin, transferimin dhe përparimin e dijes për t’ju përgjigjur nevojave për një formimi të lartë bazuar në kërkimin shkencor në të mirë të shoqërisë.

Revistat

Optime

ISSN online : -
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC)

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është institucion i pavarur publik, që ka në fokus ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore e kulturore islame, përmes kontributit në fushën e shkencës dhe kulturës. Veprimtaria e AIITC bazohet në realizimin e konferencave dhe simpoziumeve shkencore, botimeve, promovimeve e studimeve akademike për çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame mes shqiptarëve. 

Revistat

Univers

ISSN online : 2959-1856
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -

Arkivi Digjital Elbasan

Shoqata Arkivi Digjital Elbasan (ADE) u krijua për të dhënë ndihmesë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare me një fokus në përdorimin e teknologjisë, botimeve, aktiviteteve sensibilizuese, eskpozitave e më shumë. Përgjatë viteve 2018-2019 ADE botoi revistën kulturore "Albanon"

Revistat

Albanon

ISSN online : 2707-6563
ISSN për shtyp : -
Çmimi i botimit : -