Qëndresa e popullsisë së trevave të Elbasanit ndaj agresionit serb të vitit 1913

Autorët

  • Hyjni Ceka

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i2.103

Abstrakti

Ka në historinë tonë, çaste të një rëndësie të veçantë... por, momentin më kulminant, në të gjitha përpjekjet e popullit shqiptar për liri kombëtare, e shënon Shpallja e Pavarësisë dhe ajo Ditë e Flamurit e 28 Nëntorit 1912.

Mbahet mend dhe është shkruar, nëpër faqet e historisë... se, më së pari, flamuri me shqiponjë dykrenore, u ngrit në Elbasan, më 25 Nëntor të vitit 1912. Mbi këtë datë simbolike, studiues dhe qytetarë atdhetarë, duhet t’i çojnë sytë herë e mbas here...

Akti i shpalosjes së Flamurit Kombëtar, ndër treva të Elbasanit, u shoqërua, në çast me ndërtimin e një administrate shqiptare, në rang prefekture, nëpër të gjitha hapësirat e qarkut... Duhet shënuar se, nën këtë juridiksion, atëherë ndodheshin edhe krahina të tilla, si: Mokra, Golloborda, Shëngjergji, Martaneshi, Zhullima, Malësia e Rrogozhinës dhe e Pezës, po ashtu dhe krejt Darsia e Hysgjokajt... gati dyfishi i kësaj prefekture që kemi sot. Kjo qeverisje lokale kishte për detyrë të zëvendësonte ish-administratën turke, në të gjitha instancat: prefekturë-nënprefekturë-krahinari...

Tërë kjo veprimtari përbënte një akt të ligjëruar për t’u rrëfyer forcave ndërluftuese të Koalicionit Ballkanik, krejt i pavarur nga Perandoria Osmane dhe... neutral e i papërzier në mosmarrëveshjet e palëve në konflikt.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2020-05-21

Si të citoni

Ceka, H. . (2020) “Qëndresa e popullsisë së trevave të Elbasanit ndaj agresionit serb të vitit 1913”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(2), pp. 1–10. doi: 10.54273/ra.v1i2.103.

Numri

Seksioni

Artikujt