Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568

Autorët

  • Ermal Nurja

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i2.104

Abstrakti

Periudha e sundimit osman në trevat shqiptare, në Ballkan, në përgjithësi dhe ajo në Shqipëri, në veçanti, mbetet ende një periudhë, për të cilën dokumentacioni kohor duhet zbardhur në mënyrë që të kuptohen më mirë jo vetëm historia politike, por edhe ajo ekonomike, sociale, demografike brenda së cilës janë të ngërthyer një sërë faktesh që kanë të bëjnë drejtpërdrejt ose tërthorë me zhvillimin e kombit shqiptar.

Dy ishin shenjat e vendosjes së sundimit osman në një trevë, caktimi i një kadiu si përfaqësues dhe zbatues i ligjit osman dhe aplikimi i sistemit të timareve në atë trevë. Shtrirja osmane kryhej së pari në zonat mes luginave dhe zonat fushore, ku rezistenca ishte e dobët për shkak të pozitës gjeografike dhe për faktin se aty gjendeshin dhe tokat bujqësore nga ku mund të mblidhej prodhimi bujqësor për t’u taksuar. Zonat malore nuk ishin në fokusin e shtrirjes së parë osmane, ndërkohë që kalatë dhe grykat e rëndësishme malore për komunikimin rajonal përfshiheshin në interesin e pushtimit në fazën e dytë. Për grykat e rëndësishme të kalimit mes zonave malore (dervenet) osmanët përdornin politikën e faljes së taksave për popullsinë vendase kundrejt shërbimit të tyre për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në ato pika.

Meqë dokumentet osmane në Shqipëri janë shkatërruar me kalimin e kohës, Arkivi Osman i Stambollit paraqet rëndësi të dorës së parë për të dhëna historike që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Për shkak të hapësirës së këtij artikulli, do të mjaftohemi duke prezantuar në mënyrë të përmbledhur të dhënat që gjenden në katër regjistra tahrir që ruhen në Arkivin Osman të Stambollit, sidomos të dhënat historike që kanë të bëjnë me historinë e qytetit dhe sanxhakut të Elbasanit.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Dhimitër Shuteriqi hedh hipotezën se ai ishte një feudal nga Kërraba, fisit të të cilit i gjehen gjurmët që në shekullin e XI, te një Vasil Kurtikios, përkrahës i perandorit Aleks Komnen, i cili kontriboi në thyerjen dhe fitoren kundër dukës së Durrësit, që kishte ngritur krye ndaj perandorit. (Dhimitër Shuteriqi, Aranitët: Zotërimet, Studime Historike, 1967/1, fq. 70.) Familja e Pal Kurtiqit përveç Isa beut, do të angazhohej me figura të tjera në administratën osmane, me një djalë tjetër të tijin Mustafa beun, i cili kishte një timar në Berat, ndërkohë që bijtë e Isa bej Kurtiqit, Ibrahimi dhe Jusuf më 1455 kishin timar në Trikalla, ndërsa në 1460 Ibrahimi e rrit timarin e tij në zeamet me pjesë nga Moreja. Historiani turk Halil Inallxhik ka identifikuar edhe dy personalitete të rëndësishme të kësaj familjeje në oborrin e sulltan Mehmetit të II, Musa bej Kurtiqi dhe Mehmet bej Kurtiqi, me gradën subash. (Halil İnalcık, Timariotes chretienes, Fatih ve İstanbul, 1953, f. 124-126.)

  2. Kondo Miho ishte nga dera e bujarve Aranitas, Arvanid defteri, 59, 86.

  3. Arvanid defteri, 85-89.

  4. Arvanid defteri, 97-102.

  5. Sipas Gjerak Karaiskaj, nga kjo kala nuk ka mbërritur asnjë gjurmë; 5000 vjet fortifikime në Shqipëri, Tiranë 1981, f. 202

  6. Arvanid, 89-93

  7. Arvanid defteri, 89-94.

  8. Selami Pulaha, Lufta shqiptaro-turke në shekullin e XV: Burime osmane, Tiranë 1968, f. 326-374.

  9. Defteri i Dibrës, BOA, MAD 508, f. 54. Kur flitet për fshatin Doljan në kazanë e Koxhaxhikut shkruhet se në kohën e Skënderbeut atë e shfrytëzonte Jovan Popoviqi, ndërsa me shkresën e Haxhi beut, regjistruar në Stamboll ky fshat i jepet si timar vojnukëve Gjurko Teodorit me vëllezër dhe Nikolla Preçës, që shërbejnë me radhë në ushtri.

  10. Defteri i Dibrës, BOA, MAD 508, f. 40 dhe 127.

  11. Të dhëna për këtë vilajet gjenden te fletët 6, 98 dhe 124-141 të defterit të Dibrës.

  12. Defteri i Dibrës, BOA, MAD 508, 136.

  13. Pranë kalasë (der nefsi kala) 45 vatra, ata që jetonin brenda kalasë (biruni kala), 55 vatra.

  14. Michael Kiel, zëri Elbasan (İlbasan), Enciklopedia Islame (DİA), vëllimi XXII, fq. 79-81, İstanbul 2000.

  15. Fshat i paidentifikuar, shënuar sipas regjistrit Osman.

  16. Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, Vëllimi III, Tiranë 1962.

  17. Tursun bej, Tarih-i Ebu’l-Fet’h, Mertol Tulum, İstanbul 1977, 144

Downloads

Botuar

2018-03-03

Si të citoni

Nurja, E. (2018) “Elbasani në regjistrimet osmane të viteve 1431, 1468, 1530 dhe 1568”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(2), pp. 11–22. doi: 10.54273/ra.v1i2.104.

Numri

Seksioni

Artikujt