Saraje pashallarësh në Elbasan, por kush ishte pashai?

Autorët

  • Prof. Riza Hasa

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i2.108

Abstrakti

Gjatë punimeve për restaurimin e rrugës “Thoma Kalefi” në qytetin e Elbasanit, në vitin 2013, u zbulua një segment muri, i cili shkonte paralel me rrugën në pjesën perëndimore të saj me orientim veri–jug. Segmenti i zbuluar ka një gjatësi rreth 70 m dhe një trashësi rreth 1m. Teknikisht është treguar punë e kujdesshme për ndërtimin e tij. Janë përdorur gurë lumi të punuar dhe lidhur me llaç të fortë. Nga gërmimet, vetëm nga pjesa veriore u arrit të shihej struktura e objektit deri në fundin e tij (në pjesën jugore nuk vazhduan gërmimet). Në këndin që krijojnë linjat e murit, zbulohet pjesërisht një kullë fortifikimi, në të cilën ruhen mirë frëngjitë për përdorimin e armëve të vogla të zjarrit. Kjo e dhënë e shfaqur dukshëm, u jep mundësinë specialistëve të orientohen për datimin e këtij objekti, por siç ndodh në kësi rastesh, të parët që flasin dhe hamendësojnë janë “kompetentët amatorë”. Kështu u tha se kemi të bëjmë me një rezidencë feudale paraturke dhe e lidhnin me principatat feudale të shekullit të XIV ose prej disave iu vu dhe emri “Kala e jeniçerëve”.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Kryesisht janë shkrime gazetareske.

  2. Shyqyri Demiri, Histori e shkurtër e trevave të Elbasanit, Egnatia 2006, f. 161.

  3. Neritan Ceka, Lazër Papajani. Nymfeu dhe termet e stacionit, Ad Quintum. Monumentet, 4, 1972.

  4. “Nymfeu dhe termet përbënin një kompleks të vetëm arkitektonik dhe krijonin një stacion që duhet t’u shërbente udhëtarëve që kalonin në rrugën Egnatia. (Nymfet janë godina në të cilat shfrytëzohen burime uji të rrjedhshëm. E kanë marrë këtë emër se mendohej që në këto burime banonin nymfat, hyjnitë e ujërave, kurse termet janë banjo publike në të cilat udhëtarët bënin banjon e trupit. Kështu këto gërmime zbuluan stacionin e rrugës Egnatia të cilin e përmendnin itineraret e rrugëve antike me emrin “Ad Quintum”, d.m.th. deri 5milje nga Skampini. Sot është ai një aset i veçantë dhe i rëndësishëm arkeologjik, është edhe vizitueshëm.

  5. Hasan Ceka, Në kërkim të historisë ilire, Tiranë 1988, f. 256.

  6. Hasan Ceka, Po aty, f. 257.

  7. Simbas prof. Shyqyri Demirit, fjala Ijl ose il ose li do të thotë vend, krahinë dhe basan do të thotë shtypës d.m.th. vend –shtypës, në kuptimin më të gjerë kala zotëronjëse, kurse orientalisti i shquar Franc Babinger në studimin e tij për themelimin e Elbasanit, për kuptimin e emrit Ilbasan ose Elbasan ka gjetur fjalën gjermane “Besetzung” që ka kuptimin “zënie”, “pushtim”. Në dokumentet historike perendimore, emri i qytetit të ri “Elbasan” do të përmendet, siç u tha, për herë të parë në historinë e Marchese Guilelmo, shkruar në vitin1519 prej sekretarit të tij, Benvenuto Sante Xhorxhio. Aty flitet për Kostantino Arianites. “Ai (Kostantino Arianites) zotëronte akoma një vend që tani thirret prej turëve Il Basan.” Shyqyri Demiri. Histori e shkurtër e trevave të Elbasanit, f. 157.

  8. Pamja e pjesshme e objektit të zbuluar në rrugën "Thoma Kalefi".

  9. Theofan Popa, Mbishkrime të kishave në Shqipëri, Tiranë 1998, f. 55.

  10. Në disa shkrime pretendohet për ekzistencën në këtë vend të një “Jeniçer kalaje d.mth. të një kala të jeniçerëve”. Mendojmë se në këtë rast gabimisht është zëvëndësuar emri “Jenixhe kala” me “Jeniçer kala”.

  11. Në fund të shekulli të XIX nuk do të na përmenden më Taushanët, siç duket “kanë rënë nga vakti”, por do të përmenden Karaosmanët.

  12. Historia e popullit Shqiptar, Toena 2000, f. 650- 651.

  13. Gjerak Karaiskaj, 5000 vjet fortifikime mbrojtëse. citon: “Në qytetet kryesore të pashallëqeve, ruhen gjurmë të rëndësishme të ndërtimeve mbrojtëse.” f. 205.

  14. Shyqyri Demiri , Histori e shkurtër e trevave të Elbasanit, f. 160.

Downloads

Botuar

2021-10-17

Si të citoni

Hasa, R. (2021) “Saraje pashallarësh në Elbasan, por kush ishte pashai?”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(2), pp. 59–62. doi: 10.54273/ra.v1i2.108.

Numri

Seksioni

Artikujt