Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë “Via Egnatia” nga Durrësi në Ohër

Autorët

  • Prof. Dr. Mario De Matteis

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i2.109

Abstrakti

Ashtu si të gjitha rrugët e njohura romake, edhe via Egnatia ka pasur stationes ose mutationes, që shërbenin për qëndrimin dhe pushimin e udhëtarëve, por edhe të kuajve, shpesh me impiante termale, siç janë ato në Bradashesh (Elbasan), në afërsi të të cilave gjendeshin gati gjithmonë ndërtesa të veçanta, të ashtuquajturat mansiones, një lloj moteli i kohëve moderne, ku mund të ndërpritej për t’u çlodhur nga udhëtimi i lodhshëm.

Itineraret që tregojnë për segmentet ose që shënojnë mutationes dhe mansiones në pjesën shqiptare të rrugës Egnatia, edhe pse ndonjëherë nuk i emërtojnë, janë si më poshtë:

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

References

  1. Edhe pse njihen mbiemri, emri dhe origjina fisnore (trungu) i ndërtuesit – Cnaeus. Egnatius C. f. (i njohur ky funksionar romak për epigrafët që ruhen në muzeun arkeologjik të Selanikut)– “nuk dihet data në të cilën ky funksionar ndërtues përfundoi këtë vepër” (Fasolo, 2003: 98). Hamendësohet që via Egnatia të jetë ndërtuar pas themelimit të Provincës romake të Maqedonisë, diku aty mes viteve 148 dhe 120 p.K., (cfr. Carte archéologique de l’Albanie, 2008: 228) për të lehtësuar, para së gjithash, qarkullimin e korrierëve perandorakë nga Roma për në provincat e saj në Maqedoni dhe Azi të vogël. Më shumë sësa mallrat, që mund të arrinin në Provincat e reja më lehtësisht në rrugë detare, ishin njerëzit ato që kanë mundur ta përdorin këtë rrugë lidhjeje, në këmbë ose me kalë. Është e mundur, që të imagjinojmë, nisur edhe nga të dhëna të besueshme, që nëpërmjet kësaj rruge është përhapur mesazhi kristian nga Lindja drejt Perëndimit: është e vërtetë që Shën Pali arriti në Romë nga deti, por ka gjithashtu edhe të dhëna, sipas të cilave, Apostulli ka përdorur via Egnazia për të shkuar në Illyricum (cfr. Markus W. E. Peters, Die Ekklesiale Geographie Albaniens bis zum Ende des 6. Jahrhunderts –Beiträge der Christlichen Archäologie auf dem Territorium der Heutigen Republik Albanien. Krishterimi ndër Shqiptarë – Simpozium Ndërkombetar Tiranë. 1999); është e mundur, në çdo mënyrë, të supozohet që të paktën “S. Ireneo dhe shokët e tij kanë mundur të shkojnë në Lion duke kaluar nëpër këtë rrugë” (Carte archéologique d’Albanie, 2008: 229).

  2. Rruga Egnatia është e njohur qysh nga shek. II p.K.: Polibio, siç shkruante Straboni, VII, 7, 4, C. 323, njihte gjatësinë e saktë nga Durrësi ose Apollonia deri në Selanik, kur pohon: μίλια δ’έρτί ... διακόσια έξήκοντα έπτά (= miljet janë ... dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë ), pak a shumë sa distanca në km që është sot, mes Durrësit dhe Selanikut, nëse përshkohen rrugët paralele dhe gati moderne të Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë. Gjithmonë në Gjeografinë e Strabonit, VII, cap. 7, 4, C 323 quhet për herë të parë via Egnatia: “Via Egnazia është rruga që shkon nga Epidamno (Durrës) ose Apolloni drejt lindjes, në Maqedoni [...]” Strabo, Geographica, (cito, përkthyer nga botimi kritik gjerman i Forbiger), 2005:452. Për një dokumentim shterues të burimeve historike letrare mbi via Egnatia cfr. Fasolo, La via Egnatia, 2003: 53-64.

  3. Mbetje arkeologjike të rëndësishme (Camillo Praschniker e Riza Hasa) dhe punime shkencore të arkeologëve shqiptarë (veçanërisht ato nga Neritan Ceka, Monumentet 1, 1971) lejojnë të hipotizohen rrugë “dytësore” që : 1) nga Durrësi, kalojnë në afërsi të Bashtovës dhe vazhdojnë drejt Apollonisë (sot: Pojan) e Aulonës (sot: Vlora) e vazhdojnë, duke përshkuar Epirin (Phoenike), deri në tempullin e Dodonës; 2) nga Apollonia kalojnë nga Belshi e Shalësi dhe arrijnë në Skampa (sot: Elbasan).

  4. Festivali Appia-Egnatia-Festival. Arte-Cultura-Musica-Turismo-Archeologia, Via Fontebuoni, 21 – 50137 Firenze (Direttore responsabile: M° Angelo Cavallaro, Firenze) Qëllimi i Festivalit Appia-Egnatia është të bashkojë, nëpërmjet realiteteve kulturore më të rëndësishme që vërehen në qytetet e vendosura në rrugën antike Appia dhe në segmentin ballkanik të via Egnazia, një udhëtim që, në mënyrë ideale, të mund të lidhë ende dy botët “Perëndimin dhe Lindjen” në një rrugëtim kulturor që prek realitetet universitare, entet e mëdha muzikore, por edhe qendrat me interes arkeologjik, turistik dhe arkitektonik të kesaj arterie të madhe që shpesh rend paralelisht me segmentin që bashkon Romën me Kostandinopojën moderne.

  5. Shih: Fasolo, 2003, fq. 65.

  6. 2 Cuntz (rishtypje e Shtutgardit) 1990, fq. 1-85.

  7. 3 Janë shkruar me bold emrat e civitates ( Durrachio (Durachium, Dyrrachio [sot Durrës]), Brundisio [sot Brindizi], Lichnido [sot Ohri?] ed Heraclea [sot Bitola- Bukova]) dhe me korsiv emrat e stacioneve (mansiones dhe mutationes).

  8. 4 Scampis, sikurse Dyrrachio, Apollonia, Clodianis, Tribus Tabernis, Licnido (Lignido) e Heraclia është në rasën rrjedhore, sepse shkruheshin kështu të gjitha qendrat që konsideroheshin të rëndësishme. Në qoftë se shohim, për shembull, që Tres Tabernas përmendet si mutatio në kallëzore (si në 318, 3) dhe në rrjedhore, Tres Tabernae, (si në 329, 9), atëhere mund të kuptojmë se stacioni ka pasur një zhvillim të madh brenda një periudhe të shkurtër.

  9. 5 Janë shkruar me bold emrat e civitates (Hydruntum , Aulonam, Apollonia, Lignido, Heraclia) dhe me korsiv emrat e mansiones dhe të mutationes.

  10. 1 Itinerarium a Burdigala Hierusalem usque et ab Heraclea per Aulonam et per urbem Romam Mediolanum usque noto come Itinerarium Burdigalense sive Hierosolymitanum është ditar udhëtimi i një peligrini nga Aquitana për në Tokën e Shenjtë shkruar ndërmjet 333 dhe 335 pas Krishtit. Quhet “i burdigalës” kur merret në konsideratë pika e nisjes (Bordeaux), ndërsa quhet “hierosolimitan” kur marrim në konsideratë pikën e mbërritjes (Jerusalem).

  11. 2 Ugeri, 1983, 89.

  12. Në këtë segment shënohen nga pellegrini akuitan plot 59 mutationes , 23 mansiones e 3 civitates: Heraclea (sot Bitola-Boukova), Cledo (sot Ohrid?) e Apollonia (Pojan).

  13. Fasolo, 2003: 68.

  14. Janë shkruar me bold emrat e civitates (Heraclea (oggi: Bitola-Boukova), Cledo (oggi: Ohrid), Apollonia (oggi: Pojan).

  15. Distancë ndërmjet Hiscampis dhe Ad Quintum (në milje), siç tregon emri i stacionit (mutatio) duhet të jetë 5 milje romake. Nga termat romake të Ad Quintum (në Bradashesh) në sheshin Hans Dietrich Genscher në qendër të Elbasanit (për romakët Hiscampis) kemi saktësisht 7.540 metra, e barabartë kjo pak a shumë me 5 milje romake.

  16. “Coladiana”, me siguri gabim për ”Clodiana“. shih Itinerarium provinciarum 318, 1 dhe 329, 7.

  17. Tabula, një shirit pergamene i gjatë 6,745 m dhe e gjerë 34 cm, i përbërë nga 11 fletë të ngjitura me njëra-tjetrën dhe të publikuara në 1598 nga Marcus Welser në Anversa, gjendet sot në Bibliotekën Nacionale të Vienës.

  18. Në Tabelë janë shënuar dy objekte fetare: basilika e shën Pietros në Romë dhe tempulli i Apollonit në Dafne të Antiochias, para se të shkatërrohej, gjë që do të ishte e mundur vetëm pas ediktit të Kostandinit dhe bashkëjetesës paqësore midis paganëve, hebrejve dhe kristianëve. shih K. Miller, Itineraria Romana, Römische Reisewege an der Hand der Tabula Peutingeriana dargestellt. Stuttgart, 1916 dhe Tabula Peutingeriana. Die Peutingersche Tafel. (Rishtypje e Shtutgardit) 1962. Fasolo, 2003: 71.

  19. 5 Id. nr. 268.

  20. Kërkimet e bëra gjatë verës së 2012-ës, bashkë me arkeologun Riza Hasa dhe albanologun Albert Riska, në këto anë të Shqipërisë, na lejojnë të formulojmë disa hipoteza interesante lidhur me disa çështje të mbetura në pikëpyetje.

  21. Fasolo, 2003, fq. 75. Corpus des Inscriptions latines d’Albanie, 2009: 121-122.

  22. Gjatë punimeve për ristrukturimin e kullës juglindore të kalasë së Elbasanit, në verën e vitit 2010, u gjetën tri pllaka guri gëlqeror që ishin përdorur, në shek. IV pas Krishtit, si material për ndërtim: dy prej tyre si pilastra dhe një si prag në hyrjen e kullës. Këto pllaka ishin stella varri të gdhendura bukur, me mbishkrime latine dhe me figurat e të varrosurve në basoreliev. Po paraqesim paraprakisht një përshkrim të shkurtër të stelës së T. Vibius Philargyrus: struktura grafike e shkronjave – të radhitura një një sipërfaqe katrore (72x16 cm), me lartësi 1,5 cm, por me luhatje të dukshme, si T, B, V dhe L më të mëdha se të tjerat, forma e S dhe G që janë pak të pjerrëta nga e majta, A-të e madhësive të ndryshme (tri variante) dhe E-të (dy variante) – të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një gdhendës me siguri jo romak dhe jo mjeshtër, por i aftë të shkruajë me gjuhën që flitej në këtë provincë romake të Europës Juglindore. Një shenjë e sigurtë që shkruesi i përmbahet formës së folur të gjuhës është fakti se ai shkruan XS për fonemën latine X, sepse e konsideron atë jo si fonemë më vete, por si dy fonema. Nga forma e A-së, ndoshta edhe e B-së, por me siguri nga G, R dhe S, mund të arrihet një datim i përafërt: ndërmjet epokës së Trajanit (97-117 pas Krishtit) dhe asaj të Antoninit (138-161 pas Krishtit).

  23. [...] tantam devotionem, tantas lacrymas, tanta gaudia, difficile in alio populo (Peters 1999: 4) lexojmë në relacionin që legatët i kanë paraqitur papës Hormisdas (514-523) në 519 me rastin e kalimit të tyre në Skampa, Elbasani i sotëm. Në atë relacion tregohet për pritjen që u bëhet atyre në portën e Skampinit nga peshkopi Trojus, nga klerikët dhe nga populli deri në bazilikën e shën Pietrit. Shih Ewa Carwacka-Codini 2008: 21.

Downloads

Botuar

2021-10-17

Si të citoni

De Matteis, M. (2021) “Vendet e pushimit (mutationes) përgjatë ‘Via Egnatia’ nga Durrësi në Ohër”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(2), pp. 63–69. doi: 10.54273/ra.v1i2.109.

Numri

Seksioni

Artikujt

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor