Kishat ortodokse në Elbasan sipas dëshmive të Sergio Bettinit
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i2.112Abstrakti
Shënim: ky material u bë i mundur falë albanologes Lucia Nadin, e cila, gjatë një vizite në universitetin e Elbasanit, solli disa kapituj të librit “Lundrimi i turbullt i kritikës së artit. Shkrime të pabotuara të Sergio Bettini-t (1936-1977)”, pikërisht ata kapituj ku flitej për Shqipërinë. Sipas studiueses, këto faqe, janë me interes për vendin tonë. Një kopje e këtij libri gjendet në Bibliotekën Kombëtare.
Sergio Bettini (1905-1986) është një studiues italian, i cili pati një rol kryesor në Itali në disiplinën historiko-artistike, duke vënë theksin përmes studimeve të tij, në problematikat e metodologjisë së kërkimit. Në vitet 30 të shek. XX ishte pedagog në universitetin e Padovës, në lëndët Histori e artit bizantin, Arkeologji kristiane dhe më vonë në lëndët Histori e artit mesjetar dhe estetikë, Histori dhe kritikë arti. Tepër i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të kulturës në epokën e tij, Bettini solli në Itali tema dhe mënyra të kërkimit nga shkollat europiane më të avancuara si Shkolla e Vjenës, e strukturalizmit, e semiologjisë dhe e fenomenologjisë. Të shumtë dhe origjinalë, shkrimet e tij u botuan nga 1930 deri më 1986. Përmendim disa nga monografitë si: “Arkitektura e Shën Markos. Origjina dhe kuptimi (1946)”, “Arti në fund të botës antike (1948)”, “Venezia. Lindja e një qyteti (1978)”.
Fjalët kyçe:
Revista AlbanonShkarkimet
Metrics
References
-
Michela Agazzi, Chiara Romanelli, Lundrimi i turbullt i kritikës së artit, Shkrime të pabotuara të Sergio Bettini-t (1936-1977), Marsilio 2011, f. 72-74.
References
Michela Agazzi, Chiara Romanelli, Lundrimi i turbullt i kritikës së artit, Shkrime të pabotuara të Sergio Bettini-t (1936-1977), Marsilio 2011, f. 72-74.