Thesaret “e fshehura” të qytetit të Elbasanit
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i3.114Abstrakti
Nxitjen për këtë shkrim e kemi marrë nga pyetjet e shumta të qytetarëve për monumentin arkeologjik, bazilika paleokristiane ose e kristianizmit të hershëm, që është zbuluar te Bezistani.
Bazilika është një tip ndërtimi i arkitekturës romake, në të cilën hapësira e brendshme ndahet për së gjati në tri pjesë që quhen “nefe” apo “anijata”. Këto salla kanë shërbyer për veprimtari shoqërore si: takime, mbledhje, gjyqe. Me legalizimin e kristianizmit nga perandori romak me origjinë ilire, Kostandini i Madh, në vitin 313 të erës sonë, ky tip ndërtimi do të merrej nga feja e re për godinë të kultit të saj, sepse ato ishin më të përshtatshme. Ishin të lehta për t’u ndërtuar dhe në to mund të qëndronin një numër i madh besimtarësh. Këtij tipi ndërtimi, kristianizmi i bëri një sërë ndryshimesh për t’i shërbyer sa më mirë atij. Me një fjalë, bazilikat ishin godinat e kultit kristian, në të cilat mblidheshin besimtarët, prandaj këto do të quhen edhe EKLESI, emër që vjen nga greqishtja e do të thotë, mbledhje ose asamble. Edhe sot, ky emër përdoret nga të gjithë popujt p.sh., kishë, kieza (chiesa), çërç (church), egliz (eglise), etj.
Fjalët kyçe:
Kalaja e Elbasanit, Bazilika e Bezistanit, Pazari i Elbasanit, MozaikuShkarkimet
Metrics
References
-
Kamilio Prashniker profesor i arkeologjisë në Institutin Arkeologjik të Vienës ka ardhur në Shqipëri gjatë luftës së parë botërore së bashku me Arnol Shoberin inxhinier topograf. Ata kanë bërë hulumtime arkeologjike në vendin tonë. Vëmendje të veçantë i kanë kushtuar edhe Elbasanit. Ata kanë përcaktuar përfundimisht se kalaja jonë është e periudhës romake, kanë përshkruar monumentin (kalanë) dhe objektet arkeologjike që kanë parë. Hulumtimet e tyre tani marrin edhe vlera historike. (Shih Kamilo Prashniker. Arnold Shober. Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi, Vienë 2003.)
-
Beledije me sa dimë është ndërtesa më e vjetër administrative e qytetit tonë. Ndodhet në krahun e majtë mbasi hyn në portën e kalasë.
-
Është Hyjni e lashtë frigjiane e bimësisë. Ashtu si Adonisi ishte një djalosh i bukur që vdiq në lulen e rinisë dhe ringjallet. Kultin e tij e mori Roma në formën e një drame mistike të vdekjes dhe të ngjalljes së perëndisë. Riti zhvillohej nga 22 deri më 27 mars. Kulti i tij ka shumë gjëra të përbashkëta me krishtërimin.
-
Kopshti i Edenit është vendi i përsosur që krijoi perëndia për njerëzit e parë, ose parajsa.