Administrata lokale dhe demografia e kazasë së Elbasanit, sipas vjetarëve të Manastirit, për periudhën 1888-1896
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i3.115Abstrakti
Fryma e re reformatore mbi të cilën u ngrit riorganizimi i shtetit osman, pas shpalljes së Tanzimatit, mes të tjerash do të ndikonte pa dyshim edhe në botën e botimeve (gazeta, revista, libra, kalendarë).
Vjetari i parë u botua në vitin 1263 (1847) dhe ishte vjetari statistikor i Perandorisë Osmane. Ky botim u ndoq me kureshtje në perëndim, prandaj edhe statistika e parë e Perandorisë Osmane, u përkthye në frëngjisht dhe u botua menjëherë nga Bianchi në formë fashikujsh në revistën Journal asiatique, për t’u botuar më pas në vitin 1848, në formën e një libri nën titullin “Le premier annuaire imperial de l’Empire ottoman au tableau de l’etat politique, civil, militaire, juridiciaire et administratif de la Turquie” (Paris 1848).
Përveç vjetarëve shtetërore dhe atyre private edhe pushteti lokal, në rang vilajeti botuan vjetarët e tyre. Deri më sot, kanë mbërritur 504 vjetarë të vilajete të ndryshme të ish-Perandorisë Osmane. Për trevat tona shqiptare, ne deri më sot njohim 7 vjetarë të vilajetit të Manastirit, 8 vjetarë të vilajetit të Kosovës, 5 vjetarë të vilajetit të Shkodrës, 8 vjetarë të vilajetit të Janinës dhe 2 vjetarë të vilajetit të Prizrenit.
Në këtë artikull, ne jemi bazuar vetëm te shtatë vjetarët osmanë që u hartuan pas ndarjes së fundit administrative në vilajetin e madh të Rumelisë, si rezultat i së cilës, Elbasani u shndërrua në qendër sanxhaku nën varësinë administrative të vilajetit të Manastirit. Në hartimin e tabelave janë përdorur numrat romakë për të dalluar vjetarët njërin nga tjetri. Shkurtimisht, të dhënat për sanxhakun e Elbasanit, në secilin prej vjetarëve, gjendet më poshtë: