Modelimi i legjendave për Skënderbeun dhe Marën e Sopotit sipas arketipeve antike greko-romake
Mbi dy legjenda popullore dhe këngën e Gjorg Golemit në trevat e Librazhdit
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i4.132Abstrakti
Trevat e Librazhdit janë ndër më të pasurat me lëndë folklorike, që lidhet drejtpërdrejt me figurën e Skënderbeut, por edhe me figura të tjera siç janë: Gjorg Golemi, Mara e Sopotit, etj. Kjo pasuri përmblidhet kryesisht në legjenda apo rrëfime legjendare mbi heroin dhe bëmat e tij në momente rreziku për të, por edhe në momente ndriçimi profetik (si në rastin e Marës), për ngjarjen e ardhshme fatale. Ka midis këtyre legjendave apo rrëfimeve legjendare, që, në variante të përafërta, gjenden edhe në treva të tjera të Shqipërisë. Të tilla janë ato që motivojnë përkrenaren e Skënderbeut me kokën e dhisë. Kështu legjenda të tilla, përveçse në Rrajcë e në Xhyrë të Librazhdit, i gjen edhe në Ishëm për Kalanë e Rodonit1 dhe kalanë e Muzhlit.2Edhe sot banorë të moshuar dhe relativisht të moshuar të Domosdovës të tregojnë si më poshtë: