Kolegjet arsimore arbëreshe
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v2i2.152Abstrakti
Fillimi i shekullit XX, shënon një rritje të veprimtarisë kombëtare të italo- shqiptarëve. Në këto lëvizje dhanë kontributin e tyre kolonitë arbëreshe në rajone të ndryshme si në Siçili, Napoli, Kalabri etj.1 Mjaft njerëz të kulturuar, studiues dhe lëvrues të gjuhës shqipe, të cilët me veprat e tyre letrare i kanë dhënë popullit arbëresh ushqim mendor dhe shpirtëror. Midis shkrimtarëve shqiptarë, nuk kanë munguar dhe përpjekjet për të hapur shkolla në arsimin shqip, me qëlllim që të ruajnë gjuhën, zakonet, doket e të parëve.2 Lëvizja kombëtare letraro-kulturore dhe arsimore e arbëreshëve, do të ndihmonte njëkohësisht në forcimin e kauzës kombëtare. Të shqetësuar për të ardhmen e vendit dhe pjesëmarrës aktivë në lëvizjet për autonomi dhe pavarësi të Shqipërisë, ishin shkrimtarët e shquar arbëreshë njëkohësisht dhe burra shteti si: Françesko Krispi (Francesco Crispi). Kontributi i atdhetarëve arbëreshë dhe lufta e tyre në mbrojte të çështjes shqiptare, u shpreh përmes veprimtarisë letrare, shtypit, protestave dhe memorandumeve. Arbëreshët e Italisë luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit, hapjen e shkollave shqipe dhe lëvrimin e gjuhës së tyre amtare. Zhvillimi arsimor është i lidhur gjithmonë me luftën e tyre për t’u afirmuar si etnitet kulturor dhe për t’i bërë ballë asimilimit nga kultura italiane që i rrethon. Arbëreshët e Italisë kanë tradita të mira në historinë e arsimit kombëtar, të shkollës shqipe, të mendimit pedagogjik shqiptar.3