Reformat arsimore mes dy periudhave historike - Arsimi shqiptar nëpërmjet dorëshkrimeve

Autorët

  • Besnik Bashaliu

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v2i3.162

Abstrakti

Në këtë punim që po i prezantohet sot lexuesit të Albanon, synohet që nëpërmjet udhëtimit në dokumente zyrtare të rralla arkivore, të evidentohen procese të rëndësishme të transformimit të sistemit arsimor shqiptar gjatë viteve 1934 - 1940, që përkojnë me dy periudha të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, atë të monarkisë zogiste dhe viteve të para të pushtimit fashist.

Mbështetur në nje dokument origjinal të Zyrës Arsimore të Prefekturës së Elbasanit, gjendur në muzeun e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, është arritur që nëpërmjet studimit të titujve të korrespondencës zyrtare, të pasqyrohen mjaft elemente të rëndësishme të praktikës protokollare administrative, si dhe të përmbajtjes së proceseve mësimore-edukative në institucionet shkollore. Sigurisht, që me anë të këtij punimi modest, nuk pretendojmë të japim gjithë karakterin e një tradite në lëmin e arsimit shqiptar, por të prekim disa aspekte të veçanta që na duken me interes në kuadrin e një shkolle që pëson transformime të vazhdueshme nën ndikimet politiko-shoqërore. Hulumtimi nëpër rreshtat e burokracisë së kohës, na jep një panoramë më të plotë jo vetëm të proceseve reformuese në arsimin shqiptar të ndërmarra në vitet 1932-19331, por edhe ndikimet e kulturës religjioze e asaj ideologjike fashiste në shkollën shqiptare para dhe pas pushtimit.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2021-10-18

Si të citoni

Bashaliu, B. (2021) “Reformat arsimore mes dy periudhave historike - Arsimi shqiptar nëpërmjet dorëshkrimeve”, Albanon. Elbasan, Albania, 2(3), pp. 82–89. doi: 10.54273/ra.v2i3.162.

Numri

Seksioni

Artikujt