Standardi dhe elbasanishtja
Një vështrim i rrugëtimit të elbasanishtes, në përpjekjen e saj për t’u standardizuar
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v2i3.164Abstrakti
Ravijëzimi i një varianti të përbashkët gjuhësor që do të shërbejë si standard i një gjuhe të caktuar, për nga vetë funksionet e shumëfishta dhe simbolikës që mbart, rrallëherë ka ndodhur të kalojë pa debate e diskutime. Një ndër mënyrat se si mund të përzgjidhet ky variant është edhe ajo e ngritjes në normë të njërit prej dialekteve të një gjuhe, gjë që ka ndodhur edhe në rastin e shqipes me dialektin tosk. Kuptohet që edhe në rastin e gjuhës sonë, rruga deri në përsosjen strukturore e funksionore të standardit, kushtëzuar edhe nga rrethanat jashtëgjuhësore, nuk ka qenë e lehtë. Ajo është karakterizuar nga debate, diskutime e propozime të ndryshme, ndër të cilat, edhe ajo e vendosjes së elbasanishtes, si e tillë. Një vështrim historik i rrugës nëpër të cilën ka ecur standardi i shqipes deri në finalizimin e tij, na lejon të shohim më specifikisht rolin e elbasanishtes në këtë proces. Qëndrimet, arsyet pse kjo e folme mund të ishte një variant i mundshëm, si dhe mospërzgjedhja e saj, përpos të tjerave, na ofrojnë edhe modelet e orientimet e nevojshme për të shmangur situata të ngjashme të ndodhura më parë, aq më tepër sot, kur debati rreth standardit është rihapur sërish.