Sanxhaku i Dukagjinit dhe dy regjistrimet e viteve 1571 dhe 1591 (pjesa e dytë)
(II): Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma, Gora, Opolja (Opoja) dhe Dabri.
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v2i2.169Abstrakti
Në këtë artikull do të vazhdohet me pjesën tjetër të kazave që formonin sanxhakun e Dukagjinit në dy regjistrimet osmane të viteve 1571 dhe 1591. Kazatë në fjalë pas vitit 1912 do të mbeteshin mes shteteve të reja të formuara me vendimin e Fuqive të Mëdha. Sot fshatrat që formonin kazatë në fjalë të sanxhakut të Dukagjinit, gjenden brenda kufijve të republikave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Nga 15 kazatë që formonin sanxhakun e Dukagjinit, në këtë artikull do të trajtohen të dhënat për shtatë kaza që janë: Rudina, Domoshtica, Pashtrik, Luma, Gora, Opolja (Opoja) dhe Dabri.
Së pari do të jepen të dhënat e procesit të islamizmit në këto kaza, sipas dy regjistrimeve osmane.
Te lista me banorët e kazave janë vënë edhe timarlinjtë që përfitonin nga të ardhurat e taksave të fshatrave. Emri i parë është personi, ndërsa emri i dytë është atësia e tij.
Në listat e hartuara, të dhënat e lagjeve që ekzistonin brenda një fshati janë përllogaritur dhe janë dhënë në formë totali me fshatin nga i cili vareshin në planin administrativ.