Pse Albanon

Autorët

  • Prof. Dr. Tomorr Plangarica Akademia e Studimeve Albanologjike

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.57

Abstrakti

I dashur lexues,

Me iniciativën e një grupi qytetarësh elbasanas, po nis rrugën revista « Albanon », me dëshirën për të përcjellë më nga afër shkrime e punime në vite që flasin për vlerat, kulturën, traditat e qytetarinë e këtij qyteti. Të njohësh të shkuarën, do të thotë të jetosh më intensivisht të tashmen, sepse i shmangesh krizës së modelit, ndihmohesh ta tejkalosh atë, sepse je më i orientuar në hapat që hedh; do të thotë, gjithashtu, ta synosh më i sigurt të ardhmen, sepse e shkuara dhe e tashmja veçse të nxisin për t’u bërë aktor i situatave që vijnë, kudo, duke filluar nga familja, nga rrethi shoqëror i ngushtë e më gjerë. Është e rëndësishme që dëshirat dhe energjitë e çdo individi të orientohen drejt një hapësire më të gjerë kontributesh, për të pasur çdo histori individuale e familjare pronë të një komuniteti më të gjerë, që ka nevojë për të, për të plotësuar ato përvoja që s’mund të shqyrtohen e studiohen nga institucionet shkencore, kulturore a arsimore.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2018-03-15

Si të citoni

Plangarica, T. (2018) “Pse Albanon”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(1), p. III-IV. doi: 10.54273/ra.v1i1.57.

Numri

Seksioni

Artikujt