Zbulime arkeologjike në trevën e Elbasanit
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.63Abstrakti
Treva e Elbasanit zë vend të rëndësishëm në gërmimet dhe studimet arkeologjike shqiptare. Kjo përcaktohet nga pozicioni gjeografik i shtrirjes së kësaj treve, e cila që në lashtësi ka qenë zonë e ndërmjetme e kalimit nga veriu në jug të Ilirisë. Kjo trevë gjithashtu përshkohet nga luginat e lumenjve të Shkumbinit dhe Devollit të cilët kanë shërbyer si rrugë të rëndësishme të lidhjes së perëndimit me lindjen.