Arti pamor në Normalen e Elbasanit (1909 – 2009).
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.64Abstrakti
E vonuar, por e arrirë erdhi Normalja në Elbasan. Shoqet e saj në Europë ishin në traditën e zhvillimit normal të sistemeve të edukimit, duke kaluar në eksperiencat e bazave historike të mendimit njerëzor në 2400 vite prej Platonit e Aristotelit dhe deri më sot, nga arti antik deri në artin postimpresionist. Shkolla jonë nuk lindi dot përgjatë shekujve XVII-XIX të zhvillimit të periudhës së parë të krijimit të mendimit modern e psikologjik, as gjatë periudhës së dytë kur ngriheshin Shkollat e Mëdha Europiane nën influencimin e programeve psikologjike përgjatë shekullit XIX. E gjithë kjo vonesë në kohë kushtëzohej nga sfondi historik i administrimit të jetës sociale e veprimtarisë kombëtare në trojet mbarëshqiptare. Ishim të sunduar.Lidhur me Artet Figurative në krahinën e Elbasanit, që i përkasin kësaj periudhe, mbisundonte piktura me natyrë biblike, duke u mbështetur në stilin bizantin me një frymë kozmopolite për shkak të ideologjisë, ndaj dhe shumica e veprave dhe autorëve janë anonimë.