Elbasani në syrin e udhëtarëve të huaj

Autorët

  • Prof. Dr. Vilma Tafani

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.66

Abstrakti

Jo pak udhëtarë të huaj kanë kaluar apo kanë qëndruar me ditë në Elbasan, duke provuar kështu mikpritjen elbasanase. Janë të shumta faqet që janë shkruar, mbresa e kujtime për Elbasanin dhe për familjet elbasanase. Duke shfletuar libra të ndryshëm në bibliotekat e universiteteve të ndryshme, jam ndeshur me libra, përshkrime, ilustrime, fotografi e mendime të cilat m`u dukën me interes që dhe bashkëqytetarët e mi t’i njohin, ndaj dhe vendosa të bëj sadopak një përpjekje modeste në radhoin e librave Elbasani në shekuj. (V. T.)

Dy endacakë nëpër Shqipëri”, Jan Gordon, 1927

Libri “Dy endacakë nëpër Shqipëri”, i shkruar nga Jan Gordon dhe bashkëshortja e tij Kora (Cora) Gordon, është botuar më 1927. Autorët e përshkruajnë Shqipërinë e vitit 1925 (koha e qëndrimit të tyre në Shqipëri) si një vend gjysmëlindor, gjysmëperëndimor që po përpëlitej të formonte shtetin e vet. Kronika e tyre e udhëtimit dallohet për saktësinë e fakteve, objektivitetin e rrëfimit, si dhe ilustrimet e përshkrimeve me fotografi të bëra nga vetë ata.

Që në hyrje të librit ata shkruajnë: “Komedia që ne kemi parë në këtë vend, i takon, sipas mendimit tonë, këtij vendi, kësaj province, ku komedia përligjet plotësisht…”.

Një pjesë e konsiderueshme e rrëfimit në këtë libër i kushtohet qytetit të Elbasanit, ku autorët kanë qëndruar më shumë se një javë. Përshkrimi fillon me ngjitjen e tyre të mundimshme në Qafën e Krrabës, një ngjitje që duket e pafund, shumë e ngadalshme, nën rrezet e diellit që u verbonte sytë dhe të nxehtit që u përvëlonte ballin.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2018-03-03

Si të citoni

Tafani, V. (2018) “Elbasani në syrin e udhëtarëve të huaj”, Revista Albanon, 1(1), pp. 41–53. doi: 10.54273/ra.v1i1.66.

Numri

Seksioni

Artikujt