Fakte te reja te panjohura per familjen e Kristoforidhit e pasardhësve të tij

Autorët

  • Rudolf Deliana

DOI:

https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.69

Abstrakti

Konstantin1 Nelkoja ose Konstantin Kristoforidhi, siç njihet tani nga Shqipëria e bota, është ndoshta figura qëndrore e Rilindjes sonë, rreth së cilit u grumbulluan e punuan së bashku për të nxjerrë në dritë kombin tonë, që Perandoria Osmane e zhyti në errësirën e mesjetës e të prapambetjes, në një kohë kur edhe vetë po jepte shpirt.

Konstantin Kristoforidhi lindi në Elbasan. Qe djali i vetëm i familjes, që kishte edhe tri vajza. Pra, qe vëlla me tri motra, që e deshën dhe e ndihmuan me sa patën fuqi e mundësi.

U largua nga Elbasani ende adoleshent. Nisi studimet e mesme që i përfundoi me sukses dhe vazhdoi më tej studimet e larta. Në Elbasan kthehej vetëm për pushime ose për të kryer ndonjë punë. Nis lëvizjet e tij nëpër vende të ndryshme dhe gjatë tyre martohet. Gjithë jetën e kalon larg atdheut, por duke “qëndruar pranë” orë e çast me studimet që bënte mbi gjuhën e të parëve të tij e me shkrimet që botonte në shtypin e kohës, me të cilat përcaktonte gramatikën e gjuhës sonë.

Për veprimtarinë e tij patriotike, gjuhësore e letrare, ka dokumente të shumta e që tani janë plotësisht të njohura. Janë të paktë dokumentet që flasin për jetën e tij private e mbi familjen e tij. Ato pak dokumente që sot ekzistojnë nëpër arkivat e ndryshme, na i kanë lënë disa nga bashkëkohësit e tij, që njohën nga afër atë dhe familjen e tij, sidomos mbas vitit 1885, kur u vendos përfundimisht në Elbasan e ku mbylli sytë më 1895.

Janë disa persona, njohës, shokë e miq të tij, që do t’i quajmë biografë. Ndër kryesorët janë Losh Papamihali, Simon Shuteriqi dhe Dhimitër (Mimë) Bibaja. Ka edhe të tjerë që kanë folur apo shkruar për të më pak, por shkrime me vlera.

Losh Papamihali është një ndër shokët dhe miqtë e tij më të afërt. Njohja midis tyre ndoshta ka nisur qysh në fëmijëri apo rini. E ruajtën atë njohje edhe gjatë kohës që Konstantini kryente studimet, apo nisi veprimtarinë e vet patriotike dhe e vazhduan nga afër gjate gjithë viteve të fundit të jetës së tij. Loshi ishte nga lagjja Kala, një nga burrat më të njohur të dy familjeve Papamihali, që jetonin bashkë në të njëjtën shtëpi, ku banojnë ende sot stërnipat e tyre.

Fjalët kyçe:

Revista Albanon

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Metrics

Metrics Loading ...

Downloads

Botuar

2020-05-21

Si të citoni

Deliana, R. . (2020) “Fakte te reja te panjohura per familjen e Kristoforidhit e pasardhësve të tij”, Albanon. Elbasan, Albania, 1(1), pp. 54–68. doi: 10.54273/ra.v1i1.69.

Numri

Seksioni

Artikujt

Artikujt më të lexuar nga i njëjti autor