Një foto e papublikuar e themelimit të shkollës Normale të Elbasanit
DOI:
https://doi.org/10.54273/ra.v1i1.70Abstrakti
Natyrshëm, gjithkush interesohet për historinë e familjes, të vendlindjes, të qytetit e të kombit. Secili kërkon të dijë e të mësojë gjithnjë më shumë rreth shkaqeve, rrethanave dhe figurave pjesëmarrëse në ngjarjet historike. Kur rastis të zbulojmë ndihmesën e paraardhësve tanë në ndodhi të rëndësishme kombëtare, vetvetiu krenohemi me ta. Diçka e tillë më ndodhi me stërgjyshin tim, Ruzhdi Alush Saraçin, Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit të 25 nëntorit 1912, Qytetar Nderi i vendlindjes së tij (pas vdekjes, 2012).
Vlen të theksohet se përpjekjet dhe veprimtaria e nacionalistëve shqiptarë shtrihen në një hark kohor më të gjerë nga sa mendohet. Më duhet të hedh dritë mbi një ngjarje madhore të historisë së arsimit kombëtar, atë të themelimit të shkollës Normale të Elbasanit (SHNE) në vitin 1909. Dua, sidomos të ndalem në vështrimin e disa fotografive të njohura kryesisht vitet e fundit, njëra prej të cilave e zbuluar nga unë rastësisht në Arkivin e Muzeut Etnografik të Elbasanit, ku gjej rastin të falënderoj drejtorin e tij z. Kreshnik Belegu për gatishmërinë dhe ndihmesën.