Etnografia e të folmes së Rekës së Epërme

Autorët

  • Bukurije Mustafa

Abstrakti

Ana kuptimore e leksemave të etnokulturës në gjuhësi merr vlera të treguesit, i cili shfaqet jo vetëm si emërtues, por edhe në një funksion më të gjerë, në sferën e së ashtuquajturës etnosemantikë ose në “kuptimin kulturor”, që është trajuar edhe në antropologjinë e gjuhës apo në etnografinë e të folurit. Nisur nga kjo premisë, leksemat e etnokulturës brenda vetes tregojnë mbi aspekte të shumta jo vetëm të gjuhës e të dialektit, por edhe atë të kulturës. Nga ky këndvështrim ato i nënshtrohen interesit brenda taksonomisë popullore. Kjo taksonomi e gjuhës popullore është e gjerë sa i përket përdorimit të leksemave, përmes së cilave shpaloset botëkuptimi, konceptet fetare dhe kulturore të një populli. Në këtë kontekst, tema përqendrohet në shumë sfera të etnologjisë dhe të ndërlidhjes së saj me gjuhën. Qëllimi është që të analizojmë aspektin religjioz e kulturor, si ndikojnë në rrafshin kuptimor të leksemave të caktuara dhe, për këtë arsye, kemi përfshirë të folmen e Rekës së Epërme dhe të viseve të tjera ku banorët janë shpërngulur. Duhen pasur parasysh ndasitë e religjioneve të ndryshme, ortodokse dhe myslimane, që ndikojnë edhe në pjesë të gjuhës dhe leksikut të kësaj të folmeje shqip, të cilat dëshmojnë për rrënjët e përbashkëta dhe trashëgiminë e bartur, jo vetëm materiale, por edhe atë shpirtërore.

Pa dashur të kthehemi në interpretimet e opinionit të pjesës dërmuese shkencore sllave, duhet pasur parasysh se ky rajon dhe e folmja e tij kanë qenë objekt i spekulimeve të ndryshme. Ideja është të regjistrojmë këto etnoleksema, sidomos ato që përdorin ortodoksët në Maqedoninë e Veriut pasi, si në shumë të folme të tjera, do të kalojnë në leksikun e humbur

Fjalët kyçe:

leksema, leksema të etnokulturës, etnosemantikë, e folmja e Rekës, kalendari popullor, cikle të lindjes, të martesës, të vdekjes

Shkarkimet

Download data is not yet available.

References

  1. Alan Park, Majkëll. 2012. Hyrje në antropologji. Shkup: Projekt i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë “Përkthim i 1000 librave profesionalë dhe shkencorë”.

  2. Doda, Bajazid E. në bashkëpunim me Franz Baron Nopcsa. 2015. Jeta e fshatarëve shqiptarë në grykën e Rekës së Epërme, Dibra e Madhe (Maqedoni), shqipëruar nga Nexhat Mehmedi dhe Ismail Murati. Koçani: Evropa 92

  3. Elsie, Robert. “Tabllo e një jete të zhdukur”, Shkoder.net, konsultuar për herë të fundit më 13 tetor 2020,

  4. https://shkoder.net/fjala/2007/relsie.htm

  5. Jokli, Norbert. 2017. Studime historiko-krahasuese për gjuhën shqipe, “Historisch vergleichende Untersuchungen űber das Albanische”. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës.

  6. Murati, Qemal. 2015. Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e shqipes në Maqedoni. Shkup: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

  7. Mustafa, Bukurije. 2017. “The Ethno-Linguistic Aspects of the Birth and the Death Rituals in Balkan Linguistics Context”. Vakanüvis- Uluslararası Tarih Araştırmaları Dergisi, 2 – 1: 32-45

  8. Mustafa, Bukurije. 2018. Patishka-vëzhgime gjuhësore dhe etnokulturore. Shkup: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

  9. Nagórko, Alicja. 2004. “Etnolingvistika i kulturemi u međujezičnom prostoru”, Rasprave Instituta za hrvatski jezik i jezikoslovje, 30: 131–143

  10. Nopcsa Franc. 2012. Pikëpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë.

  11. Sinani, Idaete. 2019. “Fonemat e bashkëtingëlloreve në të folmen shqipe të fshatrave me prejardhje nga Reka e Epërme”. Studime albanologjike, Shkup, 19: 52-68.

  12. Sinani, Idaete. 2020. “Disa tipare të veçanta të së folmes së Rekës së Epërme.” Studime albanologjike, Shkup 20: 74-88.

  13. Skok, Petar. 1971. Etimologijski rječnik hrvatskoga ili srpskoga jezika. Zagreb: Jugoslovenska Akademija Znanosti i Umjetnosti.

  14. Skok, Petar. 1978. “Hulumtime gjuhësore te popullsitë josllave të luginës së Shkupit”. Studime gjuhësore, Instituti Albanologjik i Prishtinës. Prishtinë (I): 81-103.

  15. Shkurtaj, Gjovalin. 2018. Etnografia e të folurit të shqipes. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

  16. Tirta, Mark. 2007. Panteoni e simbolika – doke e kode në etnokulturën shqiptare. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

  17. Topalli, Kolec. 2017. Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

  18. Ymeri, Haki. 1998. E folmja e Karshiakës. Shkup: “Shkupi”.

  19. Плoтникoва, А. Ана. “Етнoлингвистичка прoграма вo македoнскиoт пункт на Малиoт дијалектoлoшки атлас на балканските јазици, www.iea.pmf.ukim.edu.mk/EAZ/EAZ-oo/Plotnikovamak-EAZ-oo. Pdf, konsultuar për herë të fundit më 13 mars 2020

  20. Смиљанић, Тома. 1925. Насеља и порекло становишта, „Мијаци, Горна Река и Mавроско Поље”. Српски Етнографски Зборник, књ. XXXV. Српска Краљевска Академија. Београд: 7-674.

  21. Трифуноски, Јован. 1958. Слив Маркове Реке-антропогеографска проматрања, кн. 7. Скопје: Филозофски Факултет на Универзитетот.

  22. Филиповић С., Миленко. 1931. Патишка, Јужни преглед, бр. 4, Скопље: 163-174.

  23. Филиповић С., Миленко. 1939. Обичаја и веровања у Скопској котлини, Српски етнографски зборник, књ. LIV, Живот и обичаји народни, књ. 24, Београд: 277-564.

Downloads

Botuar

2021-10-25

Si të citoni

Mustafa, B. (2021). Etnografia e të folmes së Rekës së Epërme. Antropologji, 3(1), 95–114. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/181