“Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër si një formë e re kulturore e përkujtimit

Autorët

  • Ermela Broci Akademia e Studimeve Albanologjike

Abstrakti

Ngritja e muzeve të kujtesës vjen si një forme e re e muzeve të përkujtimit edhe në Shqipëri. Megjithëse në Europën Lindore kjo formë e muzeut është mjaft e përhapur, në Shqipëri janë të paktë muzetë që i kushtohen periudhës së komunizmit. Ky artikull do të rreket të shpjegojë pse dhe si shoqëritë pajtohen me të kaluarën dhe dhunën përmes krijimit të muzeve të kujtesës, si një formë e re kulturore e përkujtimit. Kështu, do të shqyrtojmë jo vetëm aspektet e së tashmes që tregojnë komunizmin nëpërmjet muzeut, por, më konkretisht, edhe tërësinë e praktikave me të cilat kryhet procesi i kujtimit brenda në muze. Një ekzaminim më i ngushtë për këtë do të bëhet për Muzeun e Kujtesës, në Shkodër, ku do të tregohet se si një qendër kulture dhe arsimi (1930-1946), që u përdor si burg politik (1946-92), u shndërrua në një muze kujtese (2014), për të përkujtuar krimet e komunizmit dhe për t’i bërë të njohura për publikun.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2021-10-04

Si të citoni

Broci, E. (2021). “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër si një formë e re kulturore e përkujtimit. Antropologji, 2(2), 145–174. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/6