Pasiguria/të dhe qerthulli i mbyllur i varfërisë në një komunitet të varfër të pakicës rome
Abstract
Në këtë artikull diskutohet një çështje jetike për shumë individë e familje të pakicës rome në Shqipëri, siç është cikli i varfërisë. Artikulli fokusohet në një prej komuniteteve më të varfra të kësaj pakice që jeton në kushtet e varfërisë ekstreme dhe jo e gjithë pakica, duke e lokalizuar si dukuri e duke vlerësuar njëkohësisht heterogjenitetin e pakicës rome në tërësi. Nisur nga graviteti i problemit në të tashmen, i cili ekspozon njëkohësisht të shkuarën dhe ndihmon në eksplorimin e prirjeve të së ardhmes, bëhet përpjekje për të kuptuar se përse ky komunitet gjendet në kushtet e ekonomisë së mbijetesës. Në pamundësi që në këtë artikull të rroken të gjithë nyjëtimet komplekse të dukurisë, trajtohen vetëm disa prej faktorëve të brendshëm që ndikojnë në riprodhimin e vazhdueshëm të pozitës sociale dhe që vështirësojnë mobilitetin social të këtij komuniteti, veçanërisht si pasojë e pasigurive me të cilat ky komunitet përballet. Kjo reflektohet më së shumti në raportin me punën dhe me strehimin. Mbështetur në të dhënat empirike bëhet përpjekje që shkaqet dhe efektet e problemit të emërtohen dhe kategorizohen përmes individit. Në rrafshin teorik fenomeni lexohet përmes konceptit të kapitaleve, fushës sociale, rrjeteve sociale, marrëdhënies pakicë-shumicë dhe habitusit.
Keywords:
Pakica rome, cikli i varfërisë, riprodhim i vetes dhe strukturës, rrjete sociale, kapitale, habitusDownloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2019 Akademia e studimeve albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.



