Poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit: rast studimi për përfaqësimin muzikor të heroit kombëtar

Autorët

  • Mikaela Minga

Abstrakti

Përfaqësimi i Skënderbeut në muzikë mund të gjurmohet në një seri veprash të kompozuara nga autorë të huaj dhe shqiptarë, në periudha të ndryshme historike. Pasi të japim një paraqitje të përgjithshme të konteksteve social-kulturore të cilat kanë prodhuar këto vepra, do të ndalemi konkretisht te Fan Noli, si rast studimi me poemin simfonik Skënderbeu (1937). Frymëzuar nga një poemë e Longfellow-t, kjo vepër na rrëfen disa dinamika interesante të mënyrës si e konceptoi muzikalisht Noli një figurë referenciale si ajo e Skënderbeut. Në këtë punim, do të ndalemi te disa nga karakteristikat e saj, por edhe në shqyrtimin kritik të mënyrës si është trajtuar ky poem dhe në përgjithësi, vepra muzikore e Nolit në historinë e muzikës shqiptare; sa ka qenë pjesë kjo vepër në jetën koncertale dhe cili pozicion i përket në kuadër të zhvillimeve muzikore shqiptare të shekullit të XX.

Fjalët kyçe:

Skënderbeu, përfaqësimi muzikor, Fan Noli, historia e muzikës shqiptare në shekullin XX.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-12

Si të citoni

Minga, M. (2023). Poemi simfonik Skënderbeu i Fan Nolit: rast studimi për përfaqësimin muzikor të heroit kombëtar. Antropologji, 2(1), 46–55. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/736