Concepts of integraged conservation as inroads to sustainable management landscapes
Abstrakt
Koncepti i ruajtjes së integruar qëndron në rritjen e ndërgjegjësimit, në vitet ’70-të të rëndësisë së mjediseve historike si burime në planifikimin urban dhe në përdorimin e tokës, çka nuk mund të kufizohet si një çështje dytësore në zhvillimin shoqëror. Sir Bernard Feilden e përcaktoi konceptin në 1986 si menaxhim dinamik i ndryshimit në mënyrë që të reduktojë shkallën e degradimit. Përveç shkaqeve pak a shumë të jashtme dhe të brendshme të degradimit nga natyra, ato më shqetësueset janë shkaqet e krijuara nga njeriu si: moda, luftërat, ndotja dhe po ashtu, marrëzia njerëzore. Këta faktorë nxisin ndryshimin e peizazhit, por i rëndësishëm
është gjithashtu, për shembull, zhvillimi i teknologjisë, dinamika e tregut, urbanizimi, “planifikimi i siloseve” ose ndërhyrjet e politikave të ndryshme. Ruajtja e integruar lidhet me nocionet mbi trashëgiminë dhe ligjërata do të diskutojë rreth kërkimeve mbi trashëgiminë, praktikat operative dhe lidhjen ndërmjet proceseve nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart. Një çështje e hapur është nëse mund të përcaktohet një strukturë qeverisëse që siguron administrimin e një rutine menaxheriale.
Fjalë Kyçe:
Praktikat mbi trashëgiminë, peizazhi, ruajtja, eko muzeu, observatori i peizazhitDownloads
Shkarkimet
Botuar
Si të Citohet
Numër
Seksioni
Licenca
E drejta e autorit (c) 2023 Academy of Albanian Studies

Ky punim është licencuar sipas një Creative Commons Attribution 4.0 International License.



