Reading the traces of 20th century rurality in the albanian rural landscape
Abstrakti
Në qendër të këtij artikulli është nocioni i peizazhit modernist rural që lidhet me gjurmët e lëna nga moderniteti në territor. Rastit të peizazhit rural shqiptar i qasemi duke e konsideruar si një palimpsest duke pasur parasysh që historia shqiptare e shekullit të 20-të veproi si një shenjë e dukshme në territor. Proceset dhe transformimet socialiste në fshat gjeneruan atë që mund të identifikohej si një peizazh modernist rural i zgjeruar. I konsideruar si një palimpsest në të cilin e prekshmja dhe e paprekshmja janë të ndërthurura ngushtësisht, peizazhi duhet trajtuar nëpërmjet metodologjive ndërdisiplinore dhe qasjeve biografike. Autorësia e peizazhit modernist rural shpesh lidhet kryesisht me politikat ideologjike dhe skemat inxhinierike të zbatuara nga qeveritë gjatë periudhave historike të veçanta. Megjithatë, duke aplikuar një qasje biografike ndaj studimit të peizazhit rural shqiptar të shekullit të 20-të, del se autorët e përditshëm janë edhe komunitetet lokale dhe njerëzit.