Modernist rural landscapes along ancient roads
Abstrakti
Artikulli trajton nocionin e “përdorimit të së shkuarës” përkundrejt dy “peizazheve rurale moderne” të marra në shqyrtim në kuadër të projektit MODSCAPES. Ndonëse mbulojnë një hark kohor mjaft të shkurtër, rastet e Greqisë veriore (1920) dhe e fushës e Pontinos në Italinë qendrore (1930) paraqiten të kundërta në shumë drejtime. Pas luftës greko-turke (1919- 1922), modernizimi rural i Greqisë së Veriut u zbatua si një përgjigje përkundrejt një krize gjeopolitike dhe humanitare. Në Italinë Fashiste, në vend të kësaj, “bonifikimi integral” i kënetave Pontine finalizuar në vitin 1935, ishte pjesë e politikës së ruralizimit të Musolinit, një hap drejt
autarkisë kombëtare, duke bërë bashkë bujqësinë dhe “industritë e shëndetshme” kundër efekteve katastrofike të urbanizmit industrial. Shumë studiues vunë në pikëpyetje perceptimin monolit të arkitekturës dhe urbanistikës së periudhës fashiste, megjithatë ideja e Italisë moderne që fuqizonte trashëgiminë e Perandorisë së lashtë Romake ishte një pjesë themelore e propagandës politike që mbështeti ndërhyrjet e mëdha. Në Greqi nuk kishte vend për retorikë. Vendimi për të përqendruar pjesën më të madhe të refugjatëve të Azisë së Vogël në rajonet kufitare të sapo përfituara vendosi përparësinë në projektet standarde me kosto efikase dhe për zhvillimin e komunitetit nga poshtë-lart. Aspekte të mëtejshme mund të çojnë në konsiderimin e këtyre dy rasteve studimore si të kundërta. Rajoni Pontino ishte një depo e vërtetë e projekteve të zbatuara pjesërisht ose plotësisht gjatë një periudhe të gjatë, ndërsa Greqia e Veriut doli nga sundimi katër shekullor osman me vetëm disa dekada zhvillimi bujqësor të
ndikuara nga ndërtimi i linjave hekurudhore. Përgjigje në dukje të ngjashme ndaj problemeve rrënjësisht të ndryshme, këto procese të modernizimit rural paraqesin një emërues të përbashkët sa i takon një skele infrastrukturore (Zarecor 2018) të trashëguar nga e kaluara e lashtë, e cila gjurmohet konkretisht te Via Appia dhe Via Egnatia, pjesë e së njëjtës rrugë nga Adriatiku deri në Detin e Zi. Të dy ruajtën një rol strategjik në skemat e reja, duke favorizuar operacionet e zhvendosjes dhe logjistikën e bonifikimit. Duke identifikuar se cilët elementë të palimpsestit historik luajtën një rol jetik në skemat e sistemimit dhe rikuperimit në shkallë të gjerë, ky artikull synon të sfidojë vetë nocionin e trashëgimisë, duke pranuar potencialin e saj funksional dhe simbolik si një aset, si pjesë e një "urdhri latent" që pret interpretime të ardhshme.