Metaforat hapësinore të modernitetit: Shqipëria e Mesme në imagjinatën sociolinguistike

Autorët

  • Carrie Ann Morgan

Abstrakti

Ndryshimet politike të shekullit XX kanë sjellë forma alternative të enregisterments (Agha 2007) të hapësirës gjuhësore shqiptare. Megjithëse ndarja gegë – toskë/veri –jug përgjatë lumit Shkumbin mbetet një princip themelor në dialektologjinë shqiptare (Friedman 2005, 33), shumë njerëz, që nuk janë gjuhëtarë, besojnë në një ndarje 3-pjesëshe dialektologjike mes veriut, qendrës dhe jugut të Shqipërisë. Zona e Shqipërisë së Mesme shtrihet gjeografikisht në pjesën jugore të territorit gegë dhe gjuhëtarët e klasifikojnë atë si një nëndialekt i gegërishtes. Në mënyrë që të shpjegojmë si dhe pse ka lindur enregisterment-i Veri-Shqipëri e Mesme- Jug krahas atij Veri-Jug, unë marr në shqyrtim se si proceset semiotike të diferencimit (Irvine dhe Gal 2000) veprojnë në të dhënat metalinguistike nga puna etnografike (intervista, hartëzime, vëzhgim me pjesëmarrje), nga rrjetet sociale dhe nga diskursi akademik. Këto të dhëna tregojnë se proceset e formimit të shtet-kombit, duke përfshirë standardin gjuhësor dhe urbanizimin, kanë kontribuar në krijimin e enregisterment-it Veri-Shqipëri e Mesme-Jug, sepse këto politika e vendosën Shqipërinë e Mesme si një
hapësirë moderne dhe urbane, duke sjellë zhvendosjen e metaforës spirancë (Gal 2005) nga ajo e njeriut tek ajo hapësirës.

Fjalët kyçe:

ndarje gjuhësore, procese semiotike, sociolinguistika, enregisterment, dialektologjia×

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-16

Si të citoni

Morgan, C. (2023). Metaforat hapësinore të modernitetit: Shqipëria e Mesme në imagjinatën sociolinguistike. Antropologji, 5(1), 28–51. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/759