Rites de passage në një shqyrtim analitik
Abstract
Ky artikull merr shkas nga synimi për t’i gjetur një përkufizim ritit. Duke hulumtuar për këtë në nivelin bibliografik, u mendua të ndalemi te rites de passage, si një koncept kyç është artikuluar fillimisht nga Arnold van Gennep dhe më pas, nga Victor Turner dhe Roland Grimes. Por ky koncept rimerret edhe nga studiues të tjerë, kërkimet e dy prej tyre mbi rites de passage dhe liminalen, kemi zgjedhur t’i trajtojmë në këtë artikull. Po ashtu i përballim pikëpamjet, klasifikimet dhe aspektet e studimit të ritit me kontekstin shqiptar. Për këtë janë shqyrtar disa studiues e botime nga Qemal Haxhihasani, Rrok Zozji, Mark Tirta, Nebi Bardhoshi e Olsi Lelaj,
të gjitha këto për të dalë në një përfundim sa më të latuar të mendimit ritual. Artikulli propozon edhe një klasifikim të formave rituale që ndeshim sot në Shqipëri.
Keywords:
rites de passage, riti, klasifikimi i ritit, fazat e ritit, liminalja.Downloads
Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e studimeve albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.



