Aktivitete shkencore

Autorët

  • Ervin Kaçiu

Abstrakti

Projekti “Atlasi Etnografik i Fshatit Shqiptar Sot” (AEFSS) ka vijuar programin e vet përgjatë vitit 2022, viti përmbyllës i tij. Projekti u
konceptua dhe u zbatua në kuadër të zhvillimit të shkencave sociale dhe albanologjike, me synimin për t’ju përgjigjur sfidave që paraqet shoqëria bashkëkohore shqiptare. AEFSS u ndërtua si një platformë kërkimore për të dokumentuar dhe kuptuar dimensionin social, kulturor, politik, ekonomik dhe historik të disa prej fshatrave që ishin pjesë e programit të zhvillimit të 100 fshatrave të qeverisë shqiptare. Bazuar në dijet antropologjike të ofruara nga një staf i nivelit të lartë akademik, gërshetuar me trashëgiminë e pasur që Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) zotëron në studimin e fshatit e kulturës
tradicionale në përgjithësi, AEFSS u konceptua si një projekt kërkimor që ka natyrë sa shkencore, aq edhe aplikative. Natyra aplikative e këtij projekti lidhet drejtpërdrejt me kontributin që shkencat sociale dhe albanologjike mund të japin në zhvillimin e turizmit kulturor në fshatin shqiptar. Ndërsa të dhënat empirike dhe analizat antropologjike që diktohen prej tyre hapnin shtigje të reja në dijen albanologjike. Qëllimi madhor i AEFSS është ngritja e një platfome kërkimore në fushën e antropologjisë së shoqërisë
bashkëkohore, e cila ndërthur problematikat teorike me të dhëna etnografike dhe folklorike të cilat sa na flasin për të djeshmen dhe të tashmen e fshatin shqiptar, po aq na tregojnë antropologjikisht edhe për kushtin e rurales mesdhetare, ballkanike dhe evropiane në modernitet dhe bashkëkohësi.

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2023-05-16

Si të citoni

Kaçiu, E. (2023). Aktivitete shkencore. Antropologji, 5(1), 134–151. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/762

Numri

Seksioni

Aktivitete shkencore