Seminari permanent “PËRTHYERJE ANTROPOLOGJIKE”
Tiranë, janar – maj 2019
Abstrakti
I konceptuar si një aktivitet i përhershëm i Departamentit të Etnologjisë, në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (ASA) dhe i organizuar në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ky seminar ka si qëllim zhvillimin e një serie takimesh të rregullta, ku prezantohen monografi, studime, projekte kërkimore, si dhe filma antropologjikë. Zhanret e shqyrtimit apo dokumentimit të jetës së përditshme janë objekt i prezantimit dhe debatit të hapur. Synimi kryesor i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi ku mundësohen përthyerje pikëpamjesh antropologjike mbi kulturën dhe shoqërinë. Në vijim, po paraqesim përmbledhje të shkurtra rreth fjalëve të secilit prej ligjëruesve të ftuar.