Mish dhe kocka: mbi antropologjinë fizike të shqiptarëve

Autorët

  • Olsi Lelaj Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit

Abstrakti

Carleton Coon-i mbërriti në Shqipëri diku nga fillimi i vjeshtës së vitit 1929 dhe qëndroi deri në pranverën e vitit 1930. Materiali empirik që u grumbullua në këtë ekspeditë u botua si monografi, nën titullin: Malet e gjigantëve: një studim racor dhe kulturor i malësorëve Gegë të Shqipërisë Veriore (1950). Coon-i, një ndër personalitetet kryesore të antropologjisë fizike amerikane të shekullit XX, u mati kokat, gjymtyrët dhe trupin shqiptarëve të Veriut për të kuptuar nëse procesi i dinarizimit qe produkt biologjik apo kulturor. Çerek shekulli më pas, në Institutin e Arkeologjisë e Akademisë së Shkencave, nisi punën kërkimore në fushën e antropologjisë fizike, mjeku i ri, Aleksandër Dhima. Objekti i kërkimeve ishte etnogjeneza e shqiptarëve dhe, specifikisht, vijimësia raciale mes shqiptarëve të sotëm dhe paraardhësve të tyre. Duke u ndalur në punën e Coon-it dhe Dhimës, ky artikull reflekton në mënyrë kritike mbi zhvillimin e antropologjisë fizike mbi shqiptarët dhe rolin e saj në “natyralizimin” dhe “biologjizimin” e identiteteve kombëtare.

Fjalët kyçe:

antropologjia fizike, identiteti kombëtar, raca, etnogjeneza, shqiptarët

Shkarkimet

Download data is not yet available.

Downloads

Botuar

2021-06-12

Si të citoni

Lelaj, O. (2021). Mish dhe kocka: mbi antropologjinë fizike të shqiptarëve. Antropologji, 2(2), 53–82. Retrieved from https://albanica.al/antropologji/article/view/9